Shpërblimi i fundvitit, PD: Qeveria tallet me pensionistët, u jep sa për dy misra të pjekur në javë
PD e konsideron vendimin e qeverisë si tallje me pensionistët. Deputetja e PD, Orjola Pampuri ka deklaruar se nga ky fond pensionistët përfitojnë vetëm nga dy misra në javë.
Partia Demokratike
Partia Demokratike ka reaguar për miratimit nga qeveria të fondit të posaçëm për shpërblimet e fundvitit për pensionistët. Sipas vendimit të qeverisë, këtë fundvit çdo pensionist do marrë 5 mijë lekë të reja shpërblim. Por PD e konsideron këtë si një tallje të qeverisë me pensionistët. Deputetja e PD, Orjola Pampuri ka deklaruar se nga ky fond pensionistët përfitojnë vetëm nga dy misra në javë.
PD sjell në vëmendje gjithashtu se në pesë vite qeveria nuk ka rritur pensionet.
Reagimi i Pampurit:
Kjo qeveri prej 5 vitesh tall cdo kategori qe eshte jashte "thesit" te grupit mafioz " Te bastism cdo qindarke ne kete vend". 28 milione dollare shperblim per pensionistet, per festat e fundvitit.
Kjo ishte deklarata e qeverise, pas se ciles ne kuader te halucinacineve per punen dhe arritjet e qeverise, edhe kete here mendojne per kenaqesine qe kane ndjere pensionistet nga ky vendim. Pra cdo pensionist do te marre 5000 leke te rinj shperblim per festat e fundvitit ose e ndare ne muaj rreth 410 leke te rinj me shume ne muaj apo e llogaritur si shume ditore rreth 13.6 leke te rinj ne dite, pra 2 misra ne jave alokon kjo qeveri shperblim per pensionistet, apo nje gjel ne vit.
Eshte e pamundur te mendosh se si qeveria, e vendit tend ku ti ke punuar nje jete, ke kontribuar nje jete perfshire ketu edhe taksat, te te shperbleje ne formen me te shemtuar te mundur. Pensionistet, jane nje nga kategorite me te lena pas dore.
Pensione qesharake, e ne pese vite kurba e rritjes se tyre nuk levizi fare. Ne kurriz te tyre e te buxhetit te shtetit po ushqeni klientet e check-up-it, dhe veten tuaj njekohesisht duke i perdorur si kavie e duke mos i ofruar asgje. Ne listen e barnave te cilat ato i marrin te rimbursuara nuk permbushen te gjitha nevojat e tyre, madje ne cilesi aspak.
Nje tallje e shemtuar me pensionistet, te cilet punuan nje jete e sot serish diskutojne me se te ushqehen e si do te mund te sigurojne medikamentet. Sikur te mos u mjaftonte nje jete e mundimshme, u duhet edhe pleqerine t'ua beni malore. Turpi i kesaj qeverie vazhdon...
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Patos/ Dyndje në Postë për pensionin dhe bonusin e fundvitit, të moshuarit: Duhen më shumë sportele dhe pika, situatë kaotike!
30 Dhjetor 2024, 10:43
-
Kryepolici Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit, fondi 1,5 mld lekë! Sot pritet dhe shpërblimi për festat
30 Dhjetor 2024, 10:13
-
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
29 Dhjetor 2024, 18:15
-
Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë
28 Dhjetor 2024, 16:24
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
28 Dhjetor 2024, 16:15
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor 2024, 16:25
-
Nis tërheqja e bonusit të fundvitit, e marrin 51 mijë pensionistët e parë
3 Dhjetor 2024, 12:57
NGA SA DUHET TU JEPTE SE AJO PARTIA JOTE MOJ SHURRE JU MERTE NUK JU JEPTE PRANDAJ MOS NA ÇAJ TRAPIN BAXHELL TIRANE JEPU TI NGA RROGA JOTE QE E MER TE MAJME DHE KOT FARE SE LEKET TONA JAN ATOQE MER TI DHE SOJ JOT PRANDAJ MOS HA MUTE
PërgjigjuKur keni dhene ju me teper se 5000 leke te reja per pensionistet ne fund te vitit ? Si ka mundesi qe nje miser i pjekur kushtoka 25000 leke ? Apo kjo vlen per fake news te zakonshme te PD
PërgjigjuSa e keqe Tallet me te verteten, E vertwta e rjeterit nuk I pekqen,dhe PSE e vetja mynde te jete nje gebheshter