Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë

TIRANË - Në pranverë pensionistët do të marrin një tjetër shpërblim nga buxheti i shtetit. Report TV mëson se vlera e bonusit do të jetë më e lartë se 5 mijë lekë, ndërkohë që po vlerësohen si opsion edhe shifrat e bonusit të këtij fundviti 10-15 mijë lekë.

Vetë Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se vlera e shpërblimit caktohet këtë muaj me rishikimin e fundit të buxhetit 2024.

“Ky është një akt normativ shumë i rëndësishëm se do të vlerësojmë ecurinë ekonomike si dhe do të caktohet edhe bonusi i pranverës”, tha Malaj.

Ministria e Financave është drejt finalizimit të aktit normativ të tretë për rishpërndarjen e shpenzimeve, ku në diskutime është që përveç caktimit të një fondi për shpërblimin e pensionistëve, të ketë fonde shtesë edhe për bujqësinë.

Përpara gazetarëve, ministri Malaj foli me shifra edhe për pagat, rritjen e tyre në sektorin shtetëror, ndërsa një apel e kishte edhe për sektorin privat i cili i uli pagat në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me tremujorin e dytë.

“Sektori privat do të jetë i detyruar të ndjekë këtë trend nëse do të dojë që të mbetet konkurrues në vendin e punës”, tha Malaj.

Rroga mesatare në privat në fund të muajit shtator ishte 69.534 lekë nga 70.430 lekë që ishte në fund të qershorit. Për shkak të këtyre luhatjeve, Malaj theksoi se do të vijohet me aksionin kundër nëndeklarimit të pagave.

“Ka pasur një listë subjektesh me risk që janë komunikuar privatisht që do jenë subjekt rivlerësimi. Pas fazës së tretë do kemi rezultate konkrete”, u shpreh ministri.

Ndërsa në sektorin shtetëror rritja e pagave ka vijuar, për shkak të reformës 400 milionë euro të qeverisë për rrogë mesatare 900 euro në administratë. Sipas INSTAT paga mesatare në sektorin shtetëror është 96.856 lekë.

“Sot ne e kemi përmbushur objektivin duke arritur të përmirësojmë ndjeshëm pozicionin tonë në rajon”, tha ministri.

Sa i takon papunësisë, ajo ka rënë në 10.7% këtë vit, ndërsa pritet që në 2025-ën kjo normë pritet të ulet në 9.8%.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që adhurojnë jetën e luksit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që adhurojnë jetën e luksit