Shpërblimi që prishi 15 vite miqësi/ Kovaçi-Qerimaj përfundon në prokurori! Trajneri i peshëngritjes akuza edhe presidentit të federatës, reagon Gjoza (DOKUMENTI)

Një medalje që e shpalli peshëngritësin Erkand Qerimaj kampion Europe me 31 maj 2022 është bërë aryeja e prishjes së marrdhënies 15-vjeçare me trajnerin Zef Kovaçi. 71-vjeçari pretendon se i është mohuar shpërblimi, duke ia kaluar trajnerit aktual të Qerimajt, Sokol Bishanakut. Për Report TV Kovaçi thotë se ka bashkëpunuar me Qerimajn deri më 2 qershor, ndërsa më pas me kërkesë të tij është zëvendësuar nga Bishanaku. Për këtë arsye më 22 nëntor çështja ka përfunduar në prokurori.

“Në këtë rast sportisti merrte 5 milionë (të reja), ndërsa unë 1.6 milionë. Kaq është shpërblimi. Unë nuk dua lekët e Erkandit, por të garës 31 maj dhe jo Lojrat e Mesdheut që u bënë më mbrapa. Unë nuk pranova të shkoj në Lojrat Mesdhetare dhe këtu lindi konflikti. Unë jam gati që gjithë këto lek dhe më shumë ti shpenzoj për të fituar çështjen. Jo vetëm për ideale, por edhe për ti dhënë një mësim edhe sportistit, federatës për këto raste. Këtu bëhet fjalë për emrin tim,”-u shpreh Zef Kovaçi, trajner peshëngritjeje.

Kovaçi pretendon se ka në dispozicion një dokument të klubit të Tiranës ku bën pjesë edhe sportisti, në të cilët ai njihet si trajner i Qerimajt deri më 20 tetor 2022.

“Këtu është një bashkpunim me sportistin të parin, presidenti i federatës që më mashtruar gjithë kohës dhe kjo është me dokumente, Sokol Bishanaku i cili ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj loje edhe pse unë e kam sugjeruar vetë si trajner, por jo të ma fusë mua. Është edhe ministria e Arsimit që bën pjesën e strucit,”-deklaroi Zef Kovaçi, trajner peshëngritjeje.

“Sportisti ka të drejtë eskluzive të zgjedhë trajnerin që e stërvit dhe merr shpërblimin. Ka ardhur sportisti dhe më ka sjellë një shkresë të firmosur nga vetë ai. Unë i bëj thirrje publikisht për moshën që ka Zef Kovaçit të vi në federatë dhe presidenti të bëj zgjidhjen,”-tha Elez Gjoza, president i federatës së peshëngritjes.

“Kërkonin një takim për të më korruptuar. Korruptimi ç’ishte? Hajde na tako të japim ndonjë gjë. Unë këtë se pranoj. Unë pranoj lekët që më takojnë sipas shpërblimit,”-u shpreh Zef Kovaçi, trajner peshëngritje.

Report TV kontaktoi edhe me sportistin Qerimaj dhe trajnerin Bishanaku të cilët nuk preferuan të prononcohen me kamera, por sqaruan se Zef Kovaçi nuk është paraqitur në punë gjatë kohës që Qerimaj përgatitej për kampionatin europian, pra para 31 majit të 2022.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • deda: 18/01/2023 23:49

    me hajduter mashtrues nuk behet ky ven , sic kan thene me bej baba te te ngjaj si shteti ashtu dhe bijte e tij , nuk ecet perpara keshtu or njerez , me mund e djerse e jo me hajdutlleke e mashtrime nuk behet sporti e keni kuptue keq

    Përgjigju
  • Beni: 18/01/2023 14:34

    Qe nga koha e njerzimit vetem hajdute ka pare shqiperia, Trajner si Hektor Shaqiri zef kovaci fatmir bushi niko teli ilir cela, Komplet ekipet Vlore, Peqin, Elbasan , Tirane, durres, shkoder! Te gjithe trajneret e ekipeve kurre skane menduar per sportistet Vetem per vete ne cdo moment Bashke me presidentet nder vite Theodhor Masllavica, Gudar Beqiraj Esat Ademi Ilir Kraja Elez Gjoza ... te gjithe super hajdut e kondrabandist, Conin njerez neper kampionate europiane e boterore Lloj lloj hidrauliku e bojaxhiu...dhe i merrnin leket per vizat dhe transport, keshtu ka ndodh ka 30 vjet e me shume.. Dhe sportistet jane pare njeri i nenen tjetri i njerkes, duke i dhene shperblime me mik , jo sipas meritave, sepse ka pase shume kampion Dhe shume pak jane vlersu sic e kane meritu! Njerez te mire ka por jane shume te rradhe por nuk i lene fushe veprimi , i lene thjeshte ne hije si ndihmes trajnera Dhe cdo autoritet e mban presidenti me gjithe sekretarin e federates.. Hajduta mq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu