Lejuan t'i vidhnin shtetit 1.2 mln € (por u kaluan vetëm 400 mijë €), në pranga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave! Arrestohen përmbaruesi dhe drejtori juridik (SKEMA)

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Së bashku me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe  përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim, por skema e mashtrimit u pikas.

Skema e mashtrimit
Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Më tej, Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës është në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe Gjokutajt, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumën e kaluar ndaj Ilir Thanës dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.

Kush ishte Arlind Gjokutaj?
Arlind Gjokutaj u emërua si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në tetor të 2021. Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të doganave, ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit si edhe te Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Pranga sekretarit të Përgjithshëm të ‘Financave’, avokati: S’ka korrupsion, zbatoi vendimin! Janë shkelur procedurat! Prokurori s'meriton as diplomën

1673473647_27812642412109262130478387537029435603780794n.jpg

Genc Gjokutaj, avokati i sekretarit të Përgjithshëm të Arlind Gjokutaj është shprehur se arrestimi i zyrtarit të lartë është bërë në shkelje të ligjit duke hedhur në akuza në drejtim të Prokurorisë. Sipas tij, Gjokutaj nuk ka bërë asgjë tjetër veç se ka ekzekutuar vendimin pa asnjë lloj favori, pra sipas tij nuk është një rast korruptiv. Avokati thotë se Gjokutaj nuk është informuar për hapat e hetimit dhe se Prokuroria ka bërë shkelje proceduriale.

“Ne lidhje me njoftimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane sa i perket kerkeses se saj per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per shtetasin Arlind Gjokutaj me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Financave, ne cilesine e mbrojtesve te tij ligjore bejme me dije si me poshte: Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ne shkelje flagrante te dispozitave ligjore Kushtetuese dhe te Kodit te Procedures Penale qe kane te bejne me sigurine juridike, garantimin e nje procesi te rregullt ligjor dhe te drejtat e shtetasve per moscenimin e lirise personale pa nje garanci te tille ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”. Kjo kerkese e Prokurorit te çeshtjes eshte bere pa e pyetur dhe pa e ballafaquar qofte edhe nje here te vetme me shtetasin ne fjale me provat qe Prokuroria mendon se perbejne akuze.

Njoftimi i Prokurorise pas caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” brenda dites eshte nje praktike e paprecedente, tejet shqetesuese per standartet elementare te nje shteti te se drejtes dhe behet per protagonizem jo per drejtesi nga nje prokurori e lodhur dhe me nje reputacion skandaloz per zvarritje ceshtjesh! Kete e provon fakti se njoftimi i Prokurorise permban elemente penale te pavertete qe nuk i perkasin procedures administrative si objekt i ketij hetimi me qellim krijimin e nje opinioni te rreme dhe trysnimin e gjykates!

Çeshtja ne fjale eshte nje proces administrativ civil qe nuk ka te beje fare me dispozitat e Kodit Penal dhe nuk behet fjale per asnje lloj korrupsioni apo abuzimi me detyren nga nje individ i respektuar si nje zyrtar i pakompromentueshem i shtetit. Ajo ne vetvete perben ekzekutimin e nje titulli ekzekutiv pa asnje lloj perfitimi material apo çdo lloj favori tjeter.

Duke qene te vetedijshem mbi proceduren e rastit konkret e cila eshte ne perputhje te plote me ligjin i bejme thirrje Medias qe ne funksion te informimit objektiv te publikut te investigoje rastin konkret dhe te mos bjere pre e njoftimeve te paverteta dhe keqperdorimit te detyres nga Prokurori i çeshtjes! Ky rast eshte kembane alarmi jo per te korruptuarit po per kedo qe ushtron detyren me korrektese dhe prokurori ne fjale nuk meriton as diplomen, jo me funksionin qe i eshte besuar. Duke qene te gatshem per te bere gjithshka per sqarimin ne menyre objektive te çeshtjes ne fjale Ju falenderojme!

Avokatet Genci Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj”, tha Gjokutaj.

Ora 17:08
U arrestua sot për shpërdorim detyre, kush është përmbaruesi Alban Ruli dhe manovrat që bënte me ligjin

1673453358_ruli.jpg

Përmbaruesi Alban Ruli i arrestuar ditën e sotme, nuk është një emër i panjohur. Kjo sepse Report Tv ka sjellë në një shkrim të gjatë se si ky përmbarues në vend që të ekzekutojë një vendim për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave.  Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u  kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës. Tregu agro-ushqimor u dënua nga Gjykata e Apelit për shkak se kryente abuzime të mëdha në kurriz të tregtarëve duke përfituar nga një pozicion monopolist. Gjoba ka një vlerë të konsiderueshme prej 43.168.617 lekë ose 430 milionë lekë të vjetra. Por, vendimi i ekzekutimit është zvarritur, pikërisht falë veprimeve të dyshimta të përmbaruesit që ka përfunduar tani para Ministrisë së Drejtësisë.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saliu: 12/01/2023 21:05

    Sa ters ky Rama, veç kusarët i bien për hise qyqarit... i vetmi që s'di gjë ç'bëhet.. nejse, fajin e ka Saliu

    Përgjigju
  • andy: 12/01/2023 19:07

    ate permbaruesin ta rrihni sa ti dale shpirti.....ose vareni aty ne biruce,,,mjaft po tallen me popullin keta palaco..

    Përgjigju
  • Lehja: 12/01/2023 11:02

    Keta punojne ne kurriz te kryemininstrit, sepse ai i shkreti nuk di gje....ka plasur era e keqe ne cdo qelize te ketij pushteti. Niveli i korrupsionit eshte aq i larte sa nuk eshte pare ndonjehere, sa qe Sala me Meten po na duken diletante!!!

    Përgjigju
  • Ambasada: 12/01/2023 09:13

    Besimi qe ju dha z. Tavani i cili kaloi vetingun ne kpa, se fundmi po shperblehet. Qente pd-ps le te lehin karvani te ece perpara.

    Përgjigju
    • Ardi: 14/01/2023 14:49

      Po e drejte prokurori Ndini Tavani po shperblen klanin Fatmir Xhafaj per nderin qe e kaloj ne KPA dhe cfare i thote shoku Xhafaj ky ekzekuton me perparesi absolute nuk ka rendesi ka apo ska veper penale allasigurim shteti; Ndini ka nje postulat: RROFTE SHOKU FATMIR!

  • lleshi: 12/01/2023 09:00

    Albano Ruli nuk ekzekuton vendimin e gjykates per gjoben e tregut? Po mire mo legen institucion, pse shkon tek permbaruesi privat dhe pse pikerisht tek ky qe ben te tilla manovra?! E megjithate, e pe qe e vonon ekzekutimin, nderpre marredheniet me te dhe shko ne nje permbarues tjeter...po jo ju jeni byth e breke me njeri tjetri dhe pastaj e ka fajin permbaruesi...

    Përgjigju
  • noku: 12/01/2023 08:54

    Poi bie qe organi akuzes paska pas prova shume te forta qe dokumentojne kete veper se perndryshe jam shume kurioz te di motivimin e gjykates per te thene nje mase sigurie kaq ekstreme. Prokuroria ate pune ka te ngrej akuza po gjykata eshtye mbi palet kur gjykon. po te ishte masa detyrim paraqitje derisa ceshtja gjykohet cfare ndryshon???

    Përgjigju
  • Labi: 12/01/2023 02:55

    Kjo e financave paska qene komplet kala korrupsioni. Shkreti Rama si do ja beje

    Përgjigju
  • Firma: 12/01/2023 02:14

    Kto thjeshte firmosin, se leket i merr mafia.. Kto therrimet marrin po ngeli Dhe ndonje gje qe i ngelet dmth qe si hyn ne pune "mafies" ... mafie skemi ne se skane b*the, po ndonje kriminel ne reforme Qe mundohet te mbijetoje me shantazhe te 92 !!!

    Përgjigju
  • Iris: 12/01/2023 01:56

    Gjokutaj e Ruli,emra te njohur per publikun.Interesant eshte fakti qe Gjokutaj ka qene pjese e njesise antikorrupsion,antievazion dhe te antipastrimi i parave!

    Përgjigju
  • sajan: 11/01/2023 22:28

    Kush prokuror e dha urdherin per arrestimin e tyre?

    Përgjigju
    • gucja: 12/01/2023 09:02

      eno, ja ke fut kot plako...permbaruesit private jane bere grup i strukturuar kriminal !

    • Reforma: 12/01/2023 00:55

      Bravo! Reforma po jep rezultate!

    • Eno: 12/01/2023 00:15

      Prokuror Ndini Tavani eshte bere si nder ndaj Fatmir Xhafajt per vellain nga mamaja Alban Qazimi pasi deshtoi ne marrjen e Dhomes Kombetare te Permbarimit Privat dhe investuan 200 mije euro por nuk ja arriten tani kane nis gjueti shtrigash ndaj permbaruesve gjyqesor qe i kishin kunder nder keto edhe ky Ruli

  • Tani: 11/01/2023 22:20

    Vetem mllef ka ketu te ne. Derisa te shprehet gjykata keta quhen te pafajshem. Te behet hetimi dhe nese kane faj te denohen ska pse behen gjerat me mllef

    Përgjigju
  • Zhumile: 11/01/2023 21:49

    2 plera me pak neper institucione dhe ne pazar Qe skane lene skemi pa be per korrupsion dhe rryshfet e vjedhje Kudo kane vene kembet.. transferta e ndryshime Qe duhet te ishin para 10 vitesh ne burg jo sot!

    Përgjigju
  • Kryeministri: 11/01/2023 21:44

    I thoni kryeministrit mos lodhet me konferenca se i dimë sloganet. Përgjegjësia është personale, reforma ne drejtësi po funksionon dhe për ëmbëlsirë fajin e ka Saliu.

    Përgjigju
  • Ops: 11/01/2023 21:41

    Lufte brenda llojt, shoket e Tigrit , keshtu dhe Enveri i hoqi qafes te gjithe njerzit e afert, jemi afer te njejtit Ralitet????

    Përgjigju
  • Igli: 11/01/2023 21:18

    Ndini Tavani ka ca borxhe per te lare qe kaloj vettingun dhe eshte favor per klanin e Fatmir Xhafaj dhe vellait per nene Alban Qazimi Qoke me godtije te dyfishte

    Përgjigju
  • Satêr: 11/01/2023 21:02

    Konfiskim të pasurisë dhe ndalim punësimi në shtet përgjithmon! Jo burg si bigu.. . Popullit ti kthehet leku i vjedhur!.

    Përgjigju
  • Alb: 11/01/2023 20:49

    Per ta ashte shqipnija ne kete gjenje sote. I madhe e i vogule tu vjelle

    Përgjigju
  • Juela: 11/01/2023 20:09

    Se po i vjen verdalle ketyre permbaruesve si puna e igli gugashit

    Përgjigju
    • Altini: 11/01/2023 20:34

      Dhe ata përmbaruesit Demerxhiu dhe Qazimi

  • bledi: 11/01/2023 20:08

    keta permbaeuesit ti rrihni me litar te lagur.....

    Përgjigju
  • esmeraldo: 11/01/2023 19:09

    Arlind keshtu edhe kur te hipen vetja ne qef mo lale. Ke dhe drejtorin e Agjensise se trajtimit kredive shokun tend mere me vete aty mren e mallosuni se te dy e kishit qejf lekun! Po hajde se me radh eshte kjo pune! Sedhe aj lepur palaco, plus edhe i ka dal nami nstamboll! Rruge tmar hajdutve!

    Përgjigju
  • Luljeta: 11/01/2023 18:28

    Zyrtaret e qeverise RAMA ne gare kush vjedh me shume...Belindes nuk ja kalojne dot, do ti vije koha dhe asaj te japi llogari.. Keto nuk kane frike as nga Zoti... Nje turp i madh per kokoshin Rama se si po e vjedhin pulat qe vezet i zgjodhi e i ngrohi vet.

    Përgjigju
  • Latifi: 11/01/2023 18:15

    Ok kta ne pranga. Por si ka mundesi qe Gerdeci i ishte korrupsion me perfitim ( pare e madhe) dhe vrasje nga kushtet primitive te demontimit dhe Mediut nuk i jane vën prangat? Pse?

    Përgjigju
  • qytetari: 11/01/2023 17:32

    ish drejtor i doganes, antikorrupsionit e parandalimit te pastrimit te parave kapet me kete lloj shkelje. imagjinoni cfar ka ndodh nder vite… kto jan arsyet qe na kan nxi jeten ne shqiperi. dhe njerzit akoma diskutojn kjo parti ajo parti….

    Përgjigju
  • Ka drejtore akoma ne MFinancave: 11/01/2023 17:15

    Edhe Drejtor I Drejtimit te Prones Publike Endri Ducka (leva e LSI) se bashku Nuri Sopaj, Idlir Xhoxhi kane bere masaker dhe vazhdojne ne ate Drejtori duke u fshehur nen mbrojtjen e Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj se Arlind Gjokutaj dhe Delina Brahimaj perdoreshin dhe perdoren akoma nga Denaj, Denaj ka lidhje me mafien. Me vjen keq per Arlindin se nje djale i diplomuar qe la Italine, erdhi te llumi i Denaj dhe Ahmetaj dhe tani penalizohet nga keto te dy te fundit

    Përgjigju
  • Loni: 11/01/2023 17:11

    Ky eshte djale qytetar dhe shume pozitiv

    Përgjigju
    • Drini Papa: 11/01/2023 20:42

      Mos eshte djali dajes ten more kopuk, se hajdut qytetar vetem ti e quan

    • Endri: 11/01/2023 17:59

      Lono, dardha nen dardhe bie, i ati super hajdut, i biri krye hajdut. Edhe te doganat per vjedhje dhe shkelje te ligjit e hoqen pas 6 muajsh, i dhane shanc te dyte, sek. te pergjithshem ne MF, alament vendi ske ca thu. Ta bej kete na nje rob i thjeshte ja marin frymen, por keta i lene. Ja pra kjo eshte rilindja, dopio dhe tripel standard. (Per te atin interesohuni ne KQZ, vazhdon te rruj akoma edhe pse ka dal ne pension, keshilltar personal i Celibashit qe e shaktarun ate institucion) Normal, Celibashi kunati Mediut, etj, etj,etj. Vidh, mashtro, shantazho ka qene dhe eshte moto e grupit "tarafi". Gjith te mirat Lono

    • @Lonin: 11/01/2023 17:58

      Aq pozitiv eshte o Loni saqe kur ishte Drejtor i doganave ky me gjith ca robqira te tjer ne dogan shpiku dhe e kaloi me VKM skemen me te piste per te vjedhur dhe shkateruar bizneset.Yyyy rracqiri mutit u kalbsh ne burg

    • Olsi: 11/01/2023 17:34

      Ouuu, te vjedhesh po qe qytetar qenka ok keshtu???

  • Toni: 11/01/2023 16:58

    Peshq te vegjel. Kur do arrestohen peshkaqenet Ahmetaj dhe Balluku, e me pas sigurisht kumbari Rama?

    Përgjigju
    • Scutari: 11/01/2023 19:56

      Asnjëherë! Mafia rekruton këta kaqolat që e kanë në ballë të shkruar hajdut, i vendos në vende kyçe, i lë të vjedhin derisa m*ti shpërthen gjithandej dhe pastaj i hedh prangat! Ja ku u luftua korrupsioni!

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Dështon sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: PS po bojkoton që të zvarrisë hetimin

Dështon sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: PS po bojkoton që të zvarrisë hetimin