Shpërdoroi detyrën, Apeli: Florenc
Hoxha hetohet në gjendje të lirë

Shpërdoroi detyrën, Apeli: Florenc<br />Hoxha hetohet në gjendje të lirë
TIRANE- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën ndaj kreut të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës Florenc Hoxha, nga “arrest shtëpie” vendoset “hetim në gjendje të lirë”.

Më 19 qershor, Florenc Hoxha u vu në pranga me urdhër-arresti nga Gjykata, pasi ndaj tij janë depozituar 6 kallëzime penale, ndërsa dy ditë më pas në një seancë me dyer të mbyllura Gjykata e Tiranës vendosi masën “Arrest shtëpie”.
 
Ndërsa, për Kreun e Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, Zyhdi Dajti Gjykata e Tiranës dha masën “detyrim paraqitje”, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
 
Në Gjykatën e Tiranës, Dajti dhe Hoxha kanë deklaruar se akuzat ndaj tyre janë të pabazuara.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit