TIRANE - Arrestohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani. Vënia e tij në pranga u bë nga Policia e Durrësit, pasi gjykata vendosi në mugesë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” nen akuzen e "shperdorimit te detyres".
 
Ndërkohe e njëjta masë sigurie është dhëne edhe për dy mjekë të këtij burgu, shtetasit Aldo Konda, 26 vjeç dhe Fatri Hate, të akuzuar të veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”

Mësohet se dy mjekët me miratimin e Ferdinant Doksanit falsifikonin raportet mjekësore në mënyrë që të burgusorit të përfitonin leje në mënyrë të padrejtë.

Evidentimi i të paktën 11 rasteve të lëshimit të këtyre lejeve, çoi Prokurorinë në nisjen e hetimeve që u finalizuan me arrestimin dhe gjykimin e drejtorit te burgut dhe dy mjekeve.
 
Ferdinand Doksani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare teksa në vitin 2012, kur ishte drejtor i Azotikut në Fier, se bashku me një magaznier dhe përgjegjësin e rojeve u arrestuan nën akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyren te mbetur në tentative”

Doksani dhe dy bashkëpunëtorët e tij u akzuan se kanë grabitur në ambjenet e magazënës një sasi skrapi, të cilin do ta shisnin më mënyrë të paligjshme. 

Sakaq masa e sigurisë që gjykata e Fierit caktoi për Doksanin dhe bashkëpunëtorët e tij ne ate vit, ishte “detyrim paraqitje”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)