Shpërdoroi detyrën, dënohet me 1
vit e 4 muaj burg Florenc Hoxha
PDF/Ja 2 vendimet që dënuan Hoxhën

Shpërdoroi detyrën, dënohet me 1<br />vit e 4 muaj burg Florenc Hoxha<br />PDF/Ja 2 vendimet që dënuan Hoxhën
Ish-kreu i policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës,Florenc Hoxha dënohet nga gjykata me 1 vit e 4 muaj burg. Ky dënim ndaj Hoxhës është dhënë për dy akuzat që rënduan ndaj tij me një vit burg për “Shpërdorim detyre” dhe 4 muaj e konvertuar në shërbim prove për akuzën e “Plagosjes së lehtë” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Por si përfundoi i pandehur ish-zyrtari i Bashkisë së Tiranës në kohën që drejtonte Lulzim Basha? Hoxha është denoncuar nga një familje në kryeyqtet, pasi këtyre të fundit po i’u grabitej prona në rrugën “Reshit Petrela” përgjatë vitit 2012 duke u bërë një ndërtim pa leje. 

Ndërtimi pa leje përfundoi një karburant i cili dy vite më pas do të prishej nga Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar si një objekt pa leje. Paçka ankesave të familjes në kryeqytet sipas prokurorisë Florenc Hoxha me veprimet e mos veprimet e tij ka lejuar ndërtimin e objektit pa leje edhe pse ligji i jepte të drejtë ta prishte dhe të kallëzonte ndërtuesin abuziv.

520 ndërtime pa leje
Një dosje tjetër kundër Florenc Hoxhës lidhet me shpërdorimin e detyrës në mbi 520 raste,duke mos ndërhyrë në pezullimin apo prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Dosja voluminoze, tashmë është dorëzuar për gjykim, ku bie në sy fakti se të gjitha këto ndërtime të paligjshme të konstatuar nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar janë lejuar në periudhën korrik 2012-dhjetor 2014.Hetuesit thonë,se në mbi 520 rastet e konstatuara nga INUK-u si ndërtime të paligjshme, inspektorët e Bashkisë nuk kanë vepruar për të ndaluar ndërtimin apo për të prishur atë.Në disa raste, thuhet nga prokuroria, INUV-i nuk ka evidentuar fare në procesverbalet e konstatimit në teren për ndërtimet e paligjshëm.

Arrestimi në qershor
Në qershor të 2014 ish-kreu i Inspektor Ndërtimor pranë bashkisë së Tiranës Florenc Hoxha është arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kanë qënë efektivët e policisë së kryeqytetit ata që kanë bërë arrestimin e Hoxhës, pasi ndaj tij pasditen e 19 qershorit 2014 gjykata e Tiranës kishte marrë vendimin për caktimin e masës “arrest në burg” në mungesë, masë kjo që është kërkuar nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës. 

Sipas burimeve të akuzës në momentin e arrestimit dhe shoqërimit në polici, Hoxha nuk ka bërë rezistencë ndaj bluve të Tiranës. Prokuroria shprehet se ndaj tij që prej vitit 2013 janë depozituar 5 kallëzime penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe korrupsionit. Por pas veprimeve hetimore nuk është arritur të sigurohen prova për të vërtetuar veprimet korruptive të zyrtarit të bashkisë Florenc Hoxha, por është vërejtuer se në pesë raste ai ka shkelur ligjin urbanistik dhe rregulloren e ndërtimit të nxjerë nga vetë bashkia e Tiranës, duke mos vepruar në prishjen e katër objekteve dhe vepruar në një rast, që në fakt ka qënë në proces legalizimi.

Ky nuk është procedimi i vetëm për ish-drejtorin e Inspektoriatit Ndërtimor pasi Florenc Hoxha rezulton i dënuar disa herë nga gjykata e Tiranës për disa vepra penale. Hoxha, njihet si mik i afërt i ish-kryebashkiakut të Tiranës, sot kreut të opozitës Lulzim Basha.

Procedimi
Ky nuk është procedimi i vetëm për ish-drejtorin e Inspektoriatit Ndërtimor pasi Florenc Hoxha rezulton i dënuar disa herë nga gjykata e Tiranës për disa vepra penale.

Task-Forca
Ka qenë njësia hetimore pranë prokurorisë së Tiranës,e cila mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq me cilësinë e të pandehurve të gjithë ish-punonjësit e INUV-it të bashkisë së kryeqytetit.

Rastet
Hetuesit thonë, se në mbi 520 rastet e konstatuara nga INUK-u si ndërtime të paligjshme, inspektorët e Bashkisë nuk kanë vepruar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit