'Shpëtonte' shqiptarët nga afati i Shengenit, pezullohet policja e kufirit në Kapshticë...ja manovra që bënte në TIMS

'Shpëtonte' shqiptarët nga afati i Shengenit, pezullohet policja e kufirit në Kapshticë...ja manovra që bënte në TIMS

Foto ilustruese

KORÇË- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë pezulluar nga detyra një police të kufirit në Kapshticë, pasi "shpëtonte" shqiptarët nga afati i Shengenit duke bërë manovra në sistemin TIMS. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është pezulluar Fjoralda Zyfi. Mësohet se Zyfi kalonte pasaportat e emigrantëve që u kishte mbaruar 3 mujori i qëndrimit, sikur kishin hyrë në Shqipëri, por në të vërtetë ato vijonin që qëndronin në zonën Shengen.

Pas një hetimi që ka zgjatur për disa muaj, është arritur të vërtetohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga Zyfi, teksa mësohet se vijojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme. Ndaj saj, rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

"SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Gjatë hetimeve të zhvilluara u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen. Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.  SHÇBA fton e nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor", thuhet në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klodi: 06/03/2020 09:11

    E sigurt ja ja futur shefi se i ka mbeshyer leket.hahaha

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/03/2020 21:19

    Nuk eshte vetem shperdorim detyre por veper kriminale. Kalbeni brenda!

    Përgjigju
    • Rani: 19/03/2020 19:22

      ndonjë shtet ka ligje dhe veprat penale dënohen me precedent penal gjobë, ose me pezullimin e lejes.Në Shqipëri gjithçka ndëshkohet me burgim? dhe nëse nuk paguani faturën e energjisë elektrike, ju akoma bëni burg? shteti është plotësisht kundër të drejtave të njeriut

    • Jim: 07/03/2020 22:01

      Po ti kafshe ke fakte qe vertet e ka bere ajo? E njeh ate goce apo bazohesh ne lajme te reme? Ajo thjesht eshte futur ne kurth per ti zene vendin e punes dhe ska mbushur xhepat e shefave.

  • Populli: 05/03/2020 21:08

    Po ne te gjthe pikat e kalimit kufitar e njejta gjo eshte po rrisku i keç paska kapur ket police!si duket nuk paska dhene para mafies se policise qe mbajne ne pune gjith keto hajdute me para.

    Përgjigju
    • Saktë: 05/03/2020 21:34

      E Saktë!!

    • Kafsha: 05/03/2020 21:20

      Bravo popull injorant e gjete!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër