Masat e sigurisë për mjekët e Onkologjikut, policia: Nuk iu dhanë qytetarëve shërbimin e nevojshëm në QSUT, por i orientuan tek privati

Masat e sigurisë për mjekët e Onkologjikut, policia: Nuk iu dhanë qytetarëve shërbimin e nevojshëm në QSUT, por i orientuan tek privati

1719307559_onkologjikumegisfarma.jpg

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurisë për disa mjektë dhe pjesëtarë të stafit të spitalit Onokologjik.

Njoftimi i plotë i policisë

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ka finalizuar operacionin policor “Kobalti”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

- “Arrest në shtëpi” për shtetasin Edmond Gashi, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”;

- "Arrest në shtëpi” për shtetasin Florian Marku, 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin Emiljano Lela, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen Alketa Ymeri (Pere)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen Brikena Qirjazi, 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për verën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin Halil Gashi, banues në Tiranë, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave";

- Për shtetasen Drilona Kishta, për të cilën është vendosur masa e sigurisë "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi rezulton jashtë RSh-së.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", duke shpërdoruar detyrën, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë i mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendoset në vendin e përcaktuar.

Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 


Lajmi kryesor:

Skandali tek Onkologjiku, zhvasin pacientët me tumor! I mohonin shërbimin, i orientonin tek klinika private e doktorit! 7 në hetim, mes tyre ish zv/drejtoresha e QSUT, 2 mjekë e personeli


M.Q./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari