-
Skandali te Onkologjiku/ Apeli i GJKKO i heq masat e sigurisë ish-zv.drejtoreshës së QSUT dhe administratorit të klinikës private! Detyrim paraqitje për farmacistin Marku
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka ndryshuar pjesërisht masat e sigurisë për mjekët e akuzuar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik
18 Shtator 2024, 13:50 -
Skandali Onkologjikut, GJKKO lë në fuqi masat për 7 të akuzuarit! Arrest shtëpie për mjekun Gashi, avokati: Ka 50 pacientë në pritje për kurim
Gjykata e Posaçme ka lënë më fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe të akuzuarit e tjerë të dosjes Onkologjiku. Mjeku Edmond Gashi do të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa avokati tha se kërkuan masë më të lehtë, pasi ka 50 pacientë me tumor në pritje për kurim.
24 Korrik 2024, 11:01 -
SPAK nis hetimet për skandalin te Onkologjiku! Kërkon vlerësimin e masave të sigurisë në GJKKO, ja akuzat
2 mjekët e onkologjikut, drejtues të tyre e farmacistë të dyshuar se bënin pazar me jetën e të sëmurëve me tumor, pritet të dalin sërish para gjykatës, për t’iu vlerësuar masa e sigurisë tashmë që hetimet ndaj tyre i mori në dorë SPAK.
18 Korrik 2024, 12:51 -
Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencë, ia kalon dosjen SPAK-ut
Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për sa i përket hetimit për skandalin tek spitali Onkologjik. Ko dosje mësohet se është transferuar ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme, për hetime më të thelluara pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal
14 Korrik 2024, 12:11 -
Pacientët me tumor orientoheshin drejt klinikës së tij private! Flet Mjeku Gashi: E bënin vetë zgjedhjen! S'e kuptoj këtë mllef të pakuptimë
Mjeku Edmond Gashi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me hetimet e nisura nga prokuroria e Tiranës por dhe atë që e quan ‘sulm mediatik’ që po i bëhet. Gashi kërkon hetim të plotë dhe si funksionon Onkologjiku ndërsa shton se qindra pacientë e kanë shkruajtur dhe falenderuar këto ditë
29 Qershor 2024, 09:31 -
Dosja e Onkologjikut, Gjykata lë në fuqi masat, pezullohen mjekët! Doktoresha Pere: Hetoni spitalet private! Debat me gazetarët: Më keni shëmtuar fotot! Gashi ikën vrap (VIDEO)
Gjykata vlerësoi të ligjshëm masat e sigurisë për 7 mjekët e spitalit Onkologjik dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët prokuroria i akuzon për shpërdorim detyre, pasi abuzonin me medikamentet dhe procedurat për mjekimin e të sëmurëve me kancer. Ministria e Shëndetësisë i pezullon nga detyra
27 Qershor 2024, 10:16 -
Skandali tek Onkologjiku, zhvasin pacientët me tumor! I mohonin shërbimin, i orientonin tek klinika private e doktorit! 7 në hetim, mes tyre ish zv/drejtoresha e QSUT, 2 mjekë e personeli
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të zhvatjes dhe mashtrimit me pacientët të sëmurë me tumor. Mjekë, specialistë të Onkologjikut orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale të shkonin tek klinika private e doktorit Edmond Gashi. Në hetim dhe administratori i farmacisë Florian Marku. Sekuestrohet dhe klinika 'Megis' . Lanë 3 vjet jashtë funksionit aparaturën 'Kobalto Terapi' e cila shërben për radioterapitë.
25 Qershor 2024, 09:38