Shpërdoruan detyrën, merren masa disipinore ndaj veterinerëve në Berat, Lezhë dhe Shkodër/EMRAT
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme që janë ushtruar mbi therjen, transportimin dhe shitjen e bagëtive në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përballur herë pas here me shkelje flagrante të protokollit veterinar, nga veterinerë të bashkive.
Foto ilustruese
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme që janë ushtruar mbi therjen, transportimin dhe shitjen e bagëtive në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përballur herë pas here me shkelje flagrante të protokollit veterinar, nga veterinerë të bashkive.
Më konkretisht, nisur nga disa raste të evidentuara në Berat, Sarandë dhe Lezhë, ku mjeku veteriner i bashkisë, në shkelje të protokollit veterinar ka lëshuar certifikatë për lëvizjen e kafshëve apo ka lejuar therje në thertore të bagëtive të pa kontrolluara, AKU ka vënë në dijeni Urdhërin e Mjekut Veterinar.
Urdhëri i Mjekut Veterinar, mbasi u njoh me rastet dhe faktet e paraqitura nga AKU, duke i vlerësuar këto shkelje si të rrezikshme për sigurinë e ushqimit në vend, ka reaguar menjëherë duke marrë masat e mëposhtme:
Zef Kovaçi, mjek veterinar, pranë Bashkisë Lezhë janë marrë masa disipinore me vërejtje me paralajmërim për një periudhë 6 mujore
PDF Urdhëri i Mjekut Veterinar, Lezhë (kliko që të hapet dokumenti)
Fiqerete Dhima, pranë Bashkisë Sarandë u mor masa disiplinore, vërejtje me shkrim për një përiudhë 6 mujore.
PDF Urdhëri i Mjekut Veterinar, Sarandë (kliko që të hapet dokumenti)
Marjus Daja, pranë bashkisë Berat u morën masat disiplnore me vërejtje me paralajmerim për një periudhe 6 mujore si dhe gjobë 50 000 lekë.
PDF Urdhëri i Mjekut Veterinar, Berat (kliko që të hapet dokumenti)
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, falenderon Urdhërin e Mjekut Veterinar për reagimin e menjëhershëm dhe tregon vendosmëri për të mos lejuar askënd të cënojë zinxhirin e sigurisë ushqimore.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
57.6%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 632
Lajme të tjera
-
Skandali në qendrën e personave me aftësi të kufizuara ku shërbehen ushqime të skaduara! Drejtoresha kyç derën, heshtin bashkia dhe ministria
5 Prill, 15:32
-
Tregtonin ushqim të pasigurtë, AKU gjobit 8 biznese për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë
9 Mars, 09:33
-
Shpërblimi që prishi 15 vite miqësi/ Kovaçi-Qerimaj përfundon në prokurori! Trajneri i peshëngritjes akuza edhe presidentit të federatës, reagon Gjoza (DOKUMENTI)
18 Janar, 14:04
-
Përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, AKU bllokon mbi 500 kg mish në 'Fast Food-in' në Tiranë! 500 mijë lekë gjobë pronarit
28 Dhjetor 2022, 10:14
-
AKU tërheq nga tregu suplementin për rënien e flokëve: Kthejeni aty ku i keni blerë! Ka pluhur qelqi
27 Dhjetor 2022, 18:59
-
Vihet në pranga prokurori special i Malit të Zi! Dyshohet për lidhje me krimin
9 Dhjetor 2022, 13:01
-
Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata lë në burg 5 prej të akuzuarve
22 Tetor 2022, 14:11
-
Tjetërsuan 60 mijë m2 tokë në Himarë me vlerë 8 mln euro, lëshohen masa sigurie për 23 banorë, burg 7 prej tyre! ‘Arrest shtëpie’ për ish zyrtarin në Vlorë (SKEMA e mashtrimit)
20 Tetor 2022, 07:04
-
Përvetësoi 2 milion 500 mijë lekë te kompania ku punonte, arrestohet ekonomisti në Elbasan
18 Tetor 2022, 12:02
-
Drejtoresha e AKU-së: Produktet Wudy janë tërhequr nga tregu! Konsumoni produkte që shiten me etiketë në gjuhën shqipe, në rast se mungon etiketa denonconi
28 Shtator 2022, 13:12
-
Nuk i kreu vizitën mjekësore qytetarit, vihet nën hetim mjeku në Sarandë (EMRI)
28 Shtator 2022, 11:32
-
Reagon importuesi i 'Wudy': Malli me rrezik është tërhequr, ai që shkarkohet tani është i sigurt, do i konsumoj publikisht me familjen! AKU i papërgjegjshëm
22 Shtator 2022, 15:30