Shpërndahen kartat e naftës në Divjakë, Ekonomi: Do rritet buxheti për fermerët deri në vitin 2025 (VIDEO)

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi u takua me fermerët e zonës së Divjakës, ku ndoqi nga afër shpërndarjen e kartave për aplikantët fitues të skemës së mbështetjes së naftës pa  taksa.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me fermerët, ministrja Ekonomi tha se falë bashkëpunimit të frytshëm mes fermerëve dhe Agjencisë Rajonale e Ekstensionit Bujqësor të Agjencive Rajonale (AREB), implementimi i skemës po vijon me sukses në të gjitha qarqet e vendit duke u shndërruar në një nga aksionet më të mëdha mbarëkombëtare.

“Faleminderit për çdo përpjekje që bëtë për të përmirësuar skemën. Ne në fakt kemi punuar shumë shpejt, ju dhe ne sepse skema ka akoma kohë sipas udhëzimit për të qenë e implementuar dhe nafta ka akoma kohë për t’u tërhequr sepse ka afat deri më 30 nëntor të këtij viti që është vit ushtrimor. Ajo që realizuam është që kur duam ti bëjmë gjërat mirë dhe bashkë ne ia dalim. Dhe në fakt kjo ishte një nga ato aksione të mëdha kombëtare që me ndihmën e secilit prej jush, me ndihmën e AREB-ve dhe me drejtimin e MBZHR ia dolëm të kishim një implementim të suksesshëm”, u shpreh ministrja Ekonomi.

Ekonomi tha se deri në vitin 2025 do të rritet buxheti për fermerët sa i takon kësaj skeme. Sipas ministres nafta e përfituar nga fermerët që aplikuan në fazën e parë do të mund të tërhiqet deri në muajin nëntor të këtij viti.

 “Në sistem aplikuan 20.561 fermerë. Ia kemi dalë që në planifikimin buxhetor afatmesëm dhe deri në vitin 2025 të kemi një program që vjen në rritje në buxhetin  qeverisë për mbështetjen e fermerit me naftë, pra çdo vit do të ketë më shumë fonde në dispozicion për skemën.Mbështetja jonë ndaj bujqësisë do të vazhdojë me skemën e naftës, do të vazhdojë me skemën kombëtare, me ujitjen por dhe me lehtësira të tjera që ne të arrijmë objektivin tonë që nga 400 milion dollar të shkojmë në 1 miliard dollar. Që do të thotë se shteti dhe ju duhet të punojmë fort për realizimin e këtyre objektivave”, tha ministrja Ekonomi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan