Shpërndahen lejet e legalizimit në
Fushë-Krujë e Shkodër, ja listat
PDF/Lista për Fushë-Krujën

Shpërndahen lejet e legalizimit në<br />Fushë-Krujë e Shkodër, ja listat<br />PDF/Lista për Fushë-Krujën
FUSHE-KRUJE- Zyra e re e ALUIZNI-t në Fushë-Krujë, pas rikonstruksionit dhe shtimit të personelit, në prani të Kryeministrit Edi Rama nisi shpërndarjen e certifikatave të pronësisë. Ditën e sotme ALUIZN-i ka publikuar listën e 102 personave që marrin certifikatat e pronësisë në Fushë-Krujë, dhe 759 në Shkodër.
 
Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame tha se në gjithë vendin është paraqitur një numër i madh dosjes për legalizim. Sipas Lames, që nga viti 2005 deri më sot, janë rreth 22 mijë aplikime, dhe një numër tjetër, të cilat janë duke aplikuar këtu çdo ditë deri mbylljen e afatit në fund të muajit. Ndërsa në qytetin e Shkodrës, sipas Lames “qeveria e mëparshme ka dhënë vetëm 1400 leje, ndërsa qeveria aktuale në këto muaj ka legalizuar rreth 1600 leje legalizimi”.
 
“Vetë qyteti i Shkodrës mban masën më të madhe të dosjeve të kërkuara për legalizimin. Jemi duke zgjidhur disa probleme që do t’i hapin rrugë disa zonave shumë problematike dhe zonave që kanë mbetur gjithmonë,të themi, si zona qorre, që nuk është marrë pushteti, qoftë ai vendor, qoftë qendror, me to për legalizim, madje duke arritur ndonjëherë në situata absurdi, siç janë disa zona të qytetit të Shkodrës, që zoti Berisha, Qeveria e kaluar, nga njëra ana i shpallte zona ekonomike, ku pretendonte se do te bënte investime dhe nga ana tjetër i shpallte zona për t’u legalizuar, zona informale dhe ato janë tërësisht të ndërtuara”, tha Lame.
 
Sa i takon zonën së Pukës, Lame tha se ka 836 aplikime, por në tetë vite është dhënë vetëm një leje.

Lista për Shkodrën


 

Lista për Fushë-krujën


Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Si po i shkatërron regjimi bjellorus librat që nuk i pëlqejnë?

Si po i shkatërron regjimi bjellorus librat që nuk i pëlqejnë?