Dhjetra doza kokainë ekstazi drejt Shëngjinit, dyshohet se kishin destinacion festivalin UNUM! Arrestohen 6 shtetas nga Kosova, 15 nën hetim

Dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa të cilat ishin destinuar për tu shitur apo përdorur gjatë festivalit Unum që mbahet në Shëngjin, janë sekuestruar nga policia. Festivali ndërkombëtar I Muzikës Elektronike UNUM,  i nisur prej 6 qershorit mbyllet të martën e 11 qershorit dhe bën bashkë të rinj e të reja nga e gjithë bota.

E sinjalizuar për mundësinë e përdorimit të drogave në këtë festival policia prej dy ditësh kryejnë kontrolle në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.    Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 6 shqiptarë nga Kosova.

Ata janë Agron Gajtani, 28 vjeç, banues në Prishtinë, Deart Xhelili, 20 vjeç, banues në Gjilan, Ermir Hamidi, 23 vjeç, banues në Gjilan, Albion Hajdini, 23 vjeç, banues në Ferizaj, Granit Bajraktari, 23 vjeç, banues në Pejë dhe Norik  Sadiku, 20 vjeç, banues në Prishtinë.

Ndërkohë po procedohen në gjëndje të lirë 15 shtetas, kryesisht nga Kosova por ka dhe nga Zvicra, Barcelona.
Këtyre shtetasve, nga kontrollet fizike dhe në mjetet me të cilat lëviznin, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza cannabis sativa, ekstazi, kokainë, si dhe pajisje për përpunimin e këtyre lëndëve dhe 1 mjet prerës (thikë), informoi sot policia e Lezhës.

Droga në doza ishe fshehur edhe mes cigareve. 

Nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: E. S., 24 vjeç dhe Xh. Z., 27 vjeç, banues në Zvicër; A. K., 24 vjeç, banues në Gjakovë, B. R., 26 vjeç, banues në Kaçanik, E. H., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; L. J., 27  vjeç, banues në Prishtinë, S. R., 31 vjeç, banues në Ekuador, C. C., 27 vjeç, banues në Barcelonë, G. T., 24 vjeç, banues në Ferizaj, L. K., 23 vjeç, A. M., 23 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, A. B., 27 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, banues në Prishtinë.

Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon. Materialet procedural i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre