Shpërndanin kokainë e ekstazi në Dhërmi e Himarë, në pranga 2 anglezët! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre, sekuestrohen sasi të mëdha parash

Shpërndanin kokainë e ekstazi në Dhërmi e Himarë, në pranga 2 anglezët! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre, sekuestrohen sasi të mëdha parash

Paratë e sekuestruara

DHËRMI- Jemi mësuar të shohim të anasjelltën por edhe anglezët kanë filluar të vijnë në Shqipëri si turistë për të shitur drogë në jug. Dy anglezët Stephen Richards dhe Richards Deacon kanë rënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tyre po prapë anglez është shpallur në kërkim pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi e Himarë.

Anglezët e shpërndanin drogën në lokale nate dhe aktivitete të tjera në bregdet, çka bëri që policia e Vlorës t’i kontrollonte. Gjatë kontrollit, anglezëve iu gjetën 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Dy anglezët kishin përftuar dhe shifra të majme. Atyre iu sekuestruan  3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit