Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht e Kombinat, SHÇBA publikon pamjet e operacionit, kontrolle me qen nëpër banesa! Efektivi i RENEA-s 'koka' e grupit

TIRANË- Kokainë, ekstazy, kanabis, peshore dhe materiale për t’i ndarë në doza të vogla, gati për të furnizuar narkomanët. Nga ana tjetër, pistoleta BRUNI e GLOCK, fishekë pa fund. Për luftë me rivalët ose për ndonjë sulm të papritur. Netrualizues, armë për t’u përdorur nga afër, si ato që përdor policia. Motorë pa targa për shpërndarësit e drogës. Kjo është e gjithë insfrastruktura e ngritur për një grup kriminal që kontrollon biznesin e drogës në një të tretën e territorit të Tiranës.

Kreu i bandës është një një burrë jo i zakonshëm, dalë nga radhët e krimit, por oficer në forcat elitë të vendit, RENEA. Real Luli, 27 vjeçu arrestua në një operacion të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe Prokurorisë së Tiranës, ndërsa akuzohet si koka e grupit. Agjentët kishin disa muaj që mbanin në vezhgim.  Në pranga ranë edhe disa pjestarë që kishin rol të përcaktuar në bandën e drogës.

Jurgen Luli 30 vjeç dhe Gevi Spahia, 26 vjeç. Po ashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë të rinjtë Gertjan Harapi, 26 vjeç, dhe Ergi Sala, po ashtu 26 vjeç.

Zona e "Parkut të Autobusëve", Kombinati, “Misto Mame”, Yzberisht dhe “Qyteti i Nxënësve” kontrollohej nga grupi i komandos Real Luli. Aktivitetit i tij ka nisur shumë më herët, dhe shumkush ishte në dijeni që askush nuk mund të hynte në zonën e tij.  Deri kur në dorë cështjen e mori SHÇBA.

MATERIALET E SEKUESTRUARA (tabelë)

- 434 gr kokainë;

- 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

- 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

- 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

- 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

- Vlera monetare 11,890 euro;

- 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

- Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

- 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

- 1 automjet tip Benz;

- 7 aparate celularë;

- Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

- 2 motoçikleta (pa targa). 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Shpërndanin drogë  në Tiranë,  3 të arrestuar, mes tyre dhe efektivi i RENEA-s dhe 2 në hetim! Pamjet nga kontrolli i banesave të tyre, sekuestrohet kokainë , armë dhe para

Hetimet për shkatërrimin e grupit kriminal në Tiranë, u vunë në pranga 3 persona, mes tyre efektivi i RENEA-s dhe u lanë në hetim në gjendje të lirë 2 të tjera. Hetimet për to zgjatën disa muaj dhe pamjet nga kontrolli i banesat tregojnë për trafikun dhe arrestimin  e autorëve.

Në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-Real Luli, 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;

- Jurgen Luli, 30 vjeç;

- Gevi Spahia, 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:

- Gertjan Harapi, 26 vjeç;

- Ergi Sala, 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.

 Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Nga kontrolli i realizuar në  ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

- 434 gr kokainë;

- 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

- 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

- 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

- 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

- Vlera monetare 11,890 euro;

- 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

- Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

- 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

- 1 automjet tip Benz;

- 7 aparate celularë;

- Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

- 2 motoçikleta (pa targa).  

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 22/08/2021 08:28

    Shqiperia edhe nja 100 vjet ndoshta behet shtet - a Shqiptaret edhe nja 1.000 vjet ndoshta behen njeherez.

    Përgjigju
  • Komshiu: 21/08/2021 22:01

    Ky zoteria qe eshte arrestuar per droge dhe organizator i grupit te shperndarjes eshte efektiv i repartit RENEA ?? Kte e dija se e shikoja perdit ne lagje por qe eshte ushtar i komandarit te lagjes ju e dini kte, po pra ushtar i bindur po gazetat nuk e thone nuk e di pse. Ne parkun e autobuzave nuk behet gje pa lejen e komandantit dhe ky RENEA ka vite ne treg.

    Përgjigju
  • Renea: 21/08/2021 11:44

    Gjysma e reneas kshu jane, Dhe ne polici e garde.. Pse si do jetojne ato, Si mendoni ju te nderuar?! Shteti thjeshte i jep ate rrogen e qelbur 500 mije lek te vjetra Dhe me ato duhet te blesh: Rroba , kllef per pistolete, paisje personale per punen, duhet te mbash vehten me kafe e ushqim neper sherbime, Duhet te mbash dhe familjen me kalamaj, Kopesht , cerdhe, shkolle, veshje kalamajsh, Qera ose kredi kush ka ... Jemi dikur te 2 milionshi deri tashi me llogari te thjeshte! Rroga 500 mije !!!! Ngriji rrogat se do ngrihen ndonje dite do tiu hane te gjalle kto njerez te perkushtuar qe po japin jeten dhe po vetmohohen ne pune, Duke braktis familje dhe cdo gje me vlere qe quhet jete. Thjesht per kte rroge me shprese se nje dite do ti rritet.. Dhe kalon nje jete dhe seshte rrit as 5%. Respekte per forcat e armatosura. ( pervec hajduteve)

    Përgjigju
  • dori: 21/08/2021 10:38

    Perse vazhdon reparti special RENEA te mbaj efektiv gangestera e drogmen, kaq e veshtire eshte ti zbulosh...??

    Përgjigju
  • Loran: 21/08/2021 10:24

    Prurjet e reja qe fut ne pun Ardi Veliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet