Një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike është goditur në Kuçovë e Skrapar. Në pranga kanë rënë dy persona, 32 dhe 40 vjeç.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 41 vjeçar, banues në Poliçan.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur 2 raste në qytetin e Kuçovës dhe të Skraparit.
Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë.
E. S., 40 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua sasi lënde narkotike kokainë.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi F. Sh., 41 vjeç, banues në Poliçan, pasagjer në mjet, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë”, njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.
Komente








