Një bandë që shpërndante kokainë në ishullin e 'VIP-ave' në Greqi, Mykonos, është shkatërruar nga policia. Kjo bandë ishte e përbërë nga të rinj shqiptarë dhe Sllovenë të cilët bënin transportimin e kokainës dhe drograve të tjera në ishullin e Mykonos.
Sipas policisë greke, në ka rënë fillimisht një shqiptar i moshës 22 vjeç, i cili kishte një banesë me qira në Mykonos ku mblidhte edhe drogën nga pjestarët e tjerë të grupit. Polica ka rënë në gjurmët e grupit në bazë të informacioneve dhe me ndihmën e një qeni nuhatës të trajnuar për gjetjen e lëndëve narkotike.
Në portin e Mykonos qeni i gjeti shqiptarit 22-vjeçar një valixhe të mbushur me dy pako njëra me 57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.
22 vjecari shqiptar u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan dhe u arrestuan edhe të gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç, ndërsa u sekuestruan edhe dy pako të tjera me methamphetamine (MDMA) me peshë 47.01 gram , si dhe dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me kokainë me peshë 14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë të panjohur të cilat u dërguan për analizë, një rende metalike me mbetje hashashi.
Policia njofton se drogën shqiptarët do të shpërndanin në klubet e natës të ishullit grek. Në posedim të shtatë të rinjve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe 1,900 euro të përfituara nga shitja e drogës, gjithashtu u sekuestruan 11 celularë për të cilët kërkohej konfidencialiteti për të identifikuar furnizuesit dhe “klientët” e tyre. Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht për posedim, transport dhe trafik droge.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/Kishte fshehur brenda dyshekut mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! U denoncua nga banorët, shtëpinë e kishte kthyer në bazë droge
21 Nëntor, 21:49
-
Itali/ Përgjimet SKY ECC çmontojnë klanet mafioze Sacra Corona dhe Ndragheta, bashkëpunonin me shqiptarët! 33 arrestime të reja, 97 persona nën hetim (EMRAT)
21 Nëntor, 20:06
-
Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona, në pranga 35-vjeçari shqiptar dhe zvicerani! Nën hetim edhe 3 shqiptarë të tjerë
20 Nëntor, 20:42
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Vicenza/ Trafikonin dhe xhironin 3,3 mln euro kokainë në vit, shkatërrohet grupi italo-shqiptar! 11 të arrestuar e 4 në kërkim, hetime dhe në Shqipëri (EMRAT+FOTOT)
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
Itali/ Bazë për shitjen e kokainës, heroinës dhe hashashit, 18-vjeçari shqiptar kapet në befasi! I gjenden një ‘Beretta’, fishekë dhe valutë cash
19 Nëntor, 22:55
-
Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku
19 Nëntor, 21:43
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
Itali/ Kishte groposur kokainën në një zonë bujqësore me shkurre, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Rimini
18 Nëntor, 16:32
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49