Shkodër - Policia ka goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.
Në pranga për këtë veprimari kriminale kanë rënë tre të rinj të moshës 25, 26 dhe 27 vjeç.
Gjatë kontrolleve të kryera blutë i gjetën një prej të arrestuarve edhe një thikë.
Thika dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.
Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga shtetasit:
K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër;
F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;
J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete një mjet prerës (thikë).
Shtetasi F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Gjithashtu, shtetasi J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Komente











