Shpërndante drogë afër shkollave, prangoset 23-vjeçari nga Lezha

Shpërndante drogë afër shkollave, prangoset 23-vjeçari nga Lezha

Policia e Lezhës, ka vënë në pranga ditën e sotme një 23-vjeçar, i cili shpërndante kanabis sativa afër shkollave.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se është arrestuar S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ai shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotike kanabis sativa.

Në banesën e tij, policia pas kontrollit ka sekuestruar 203 gr, kanabis sativa, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Njoftimi i Policisë:

Policia e Lezhës, kontrolle dhe shërbime pranë shkollave, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në afërsi të një shkolle u kap dhe arrestua në flagrancë një shtetas, në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, me qëllim “Identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre” bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit:

S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe perreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

  Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?