Shpërndau sekrete shtetërore, Kina dënon me vdekje zyrtarin

Shpërndau sekrete shtetërore, Kina dënon me vdekje zyrtarin

Xi Jiping

Kina ka dhënë një dënim të rrallë me vdekje për një ish-punonjës të një agjencie shtetërore për shpërndarjen e informacionit të klasifikuar tek agjencitë e inteligjencës të huaja.

Ministria e Sigurisë Shtetërore e Pekinit tha në një deklaratë të mërkurën se burri, i identifikuar vetëm me mbiemrin Zhang, ishte rekrutuar pasi kishte lënë pozitën e tij, në të cilën kishte qasje në "një numër të madh sekretesh shtetërore". Deklarata thoshte se Zhang kishte qenë një nga "personat kryesorë të fshehtë të një agjencie shtetërore", pa specifikuar se cilën agjenci e kishte punësuar.

Ai ka shpërndarë "një numër të madh sekretesh dhe informacioni të klasifikuar të shtetit tek agjencitë e inteligjencës të huaja, duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare të Kinës", vijonte deklarata.

Zhang, sipas raporteve, ishte tërhequr jashtë vendit me premtime për "përvojë të zakoneve ekzotike" dhe, sapo kishte mbërritur atje, kishte filluar të bashkëpunonte si agjent dyfishtë. Një agjent i huaj me mbiemrin Li e kishte detyruar të nënshkruante një marrëveshje bashkëpunimi dhe kishte konfiskuar USB-në e tij të punës dhe sende personale, tha ministria.

"Zhang, i dobët në karakter dhe i paaftë për të rezistuar tundimit të parave, u bë një 'kukull' e kontrolluar dhe përdorur nga pala tjetër", thuhej më tej në deklaratë.

Rasti thekson një fokus gjithnjë e më të fortë të Kinës në sigurinë kombëtare nën udhëheqjen e Presidentit Xi Jinping, i cili ka intensifikuar paralajmërimet lidhur me fuqitë e huaja që supozohet se po targetojnë qytetarët kinezë.

Legjislacioni i rishikuar i kundërspiunazhit, i miratuar këtë vit, e ka zgjeruar përkufizimin e spiunazhit për të përfshirë çdo informacion që ka lidhje me sigurinë kombëtare, jo vetëm sekretet shtetërore.

Kina dhe fuqitë perëndimore kanë shkëmbyer akuza për spiunazh për një kohë të gjatë, por vetëm së fundmi kanë filluar të publikojnë detaje mbi raste individuale. Në qershor, Kina akuzoi MI6 të Britanisë për rekrutimin e një çifti që punonte për qeverinë qendrore. Në fillim të këtij viti, një gjykatë në Pekin i dha shkrimtarit australian Yang Hengjun një dënim të pezulluar me vdekje për akuza spiunazhi, një vendim që qeveria australiane e përshkroi si "tronditës".

Në gusht, prokurorët amerikanë akuzuan një qytetar të New York-ut që mori pjesë në lëvizjen pro-demokracisë në Kinë, e cila çoi në masakrën e Sheshit Tiananmen në vitin 1989, për spiunazh për Kinën.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) e Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar postoi udhëzime në gjuhën kineze në rrjetet sociale se si të kontaktohej sigurtësisht agjencia.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak