DURRES-Dy vëllezër janë lënduar, gjatë montimit të një bombole gazi në fshatin Bizë në Ishëm. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 minuta jashtë ambienteve të banesës së tyre.
/Shqiptarja.com
Të plagosur nga shpërthimi i gazit kanë mbetur dy vëllezërit Sokol dhe Bardhyl Proja. Fillimisht të plagosurit janë dërguar nga familjarët në spitalin e Durrësit, por duke parë gjendjen e rëndë janë nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë shumë djegie në trup.
Vëllezërit Sokol dhe Bardhyl Proja po marrin ndihmën e mjekëve në Tiranë, ndërsa policia po heton ngjarjen.
d.b/shqiptarja.com











