Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë Rëmenj në Pogradec. Bombula ka shpërthyer në banesën e qytetarit të identifikuar me inicialet Fiqiri Topi ndërsa një person ka mbetur i lënduar lehtë.
Ka qenë komshiu i tij, Bajram Kuqi që ka djegur lehtë këmbën, pasi është futur për të shuar flakët. Ai është dërguar në spital për të marrë mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento