TIRANË-Ishte ora rreth 06:00 e mëngjesit, kur një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e zonës pranë Brrylit në Tiranë, në bulevardin “Zhan D’Ark”. Ndërtesa njëkatëshe e zyrave të pikës së karburantit Eida, u kthye në gërmadhe, ndërsa 3 punonjës mbetën të lënduar

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, të cilat arritën brenda një kohe të shkurtër të vënë nën kontroll flakët që pasuan shpërthimin, si dhe të mbyllnin një valvulë gazi

Pranë pikës së karburantit, ndodhet një “Volkswagen Polo”, që po furnizohej në momentin e shpërthimit. Makina u dëmtua vetëm në pjesën anësore që ishte përballë me zyrat shumë pranë pompave të gazit. Pasojat e shpërthimit shihen edhe përtej rrugës, ku duken xhamat e shkërmoqur prej valës së goditjes.

Shkakun e shpërthimit do e përcaktojë një hetim i plotë në vijim, por deklaratat paraprake e institucioneve përgjegjëse vetëm sa kanë ushqyer pikëpyetjet mbi ngjarjen. Fillimisht, Policia njoftoi se dyshohet se ka shpërthyer bombola e gazit gjatë kohës një automjet po furnizohej me karburant

“Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

Por drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj në një prononcim për mediat tha se kanë dyshime se shpërthimi mund të ketë ndodhur në zyrën e karburantit, e cila është shembur totalisht. Sipas shefit të zjarrfikëseve, Goxhaj, është vënë re dhe një rrjedhje gazi

“Nga ajo që dyshojmë, mendojmë se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Zyrat janë rrëzuar, edhe vetë pika e karburantit pjesa para nuk është përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi. Edhe xhamat që janë përhapur këtu na bën ne të mendojmë që shpërthimi është në zyrat e karburantit.

Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.

Tjetër version ka Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, i cili thotë se shpërthimi nisi nga automjeti.

“Nga vlerësimi paraprak i grupit të inspektimit të ISHTI-t në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve “Skënderi G” sh.p.k., me vendndodhje te Brryli, Tiranë, rezulton se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet në territorin e stacionit të karburanteve, i cili është shoqëruar edhe me eksplozion” tha ISHTI në një reagim paraprak nga mediat.

Në Komisariatin nr. 1 u shoqëruan administratori, drejtuesi teknik dhe menaxheri i karburantit. Në pyetje u morën edhe punonjësit e dëmtuar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën te Spitali i Traumës, si dhe drejtuesi i automjetit që po furnizohej me gaz në momentin e shpërthimit.

Paralelisht po verifikohet i gjithë dokumentacioni i pikës së karburantit, për të kontrolluar aktivitetin e saj, kontrollet e kryera ndër vite dhe nëse dispononte lejet përkatëse të parashikuara nga ligji. Pika e karburantit me emrin tregtar “Eida” rezulton e regjistruar si “Skënderi G” sh.p.k. dhe është në pronësi të Frident Kuqit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:14
Shpërthimi te ‘Eida’ te Brryli, ISHTI: Dyshohet se zjarri nisi nga një makinë brenda karburantit

1788931988_Capture.JPG

Foto në karburantin ku ndodhi shpërthimi

Pas shpërthimit karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit ka reaguar edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ku thonë se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve

Sipas tyre dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve që si pasojë ka sjellë edhe shpërthimin.

Ora 09:53
Drejtori i zjarrfikëses: Shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit! Pati rrjedhje gazi (VIDEO)

Shkëlqim Goxhaj, drejtor i shërbimit zjarrfikës tha se shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit ‘Eida’. Në një prononcim për mediat Goxhaj tha pati edhe rrjedhje gazi dhe për këtë arsye në objekt shpërtheu edhe një zjarr që vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu te karburanti te ‘Brrlyli.  Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë.

Flakët u shkaktuan nga rrjedhja e gazit. Zjarrfikësit mbyllën rubinetin dhe ndaluan rrjedhjen e tij në pak minuta. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.

Ora 09:25
Report Tv siguron pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në zonën e ‘Brrylit’.

Siç shihet nga video e mësipërme një pjesë e makinës nga pas është djegur, ndërsa xhami është thyer.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ende në vendngjarje.

Ora 08:03
Çfarë ka mbetur pas shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në Tiranë

Shpërthimi te karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë solli plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihen mbetje dhe materiale të shpërndara kudo si pasojë e shpërthimit.

Çatia e pikës së karburantit është pjesërisht e shembur, me kabllo të varura dhe pjesë të dëmtuara.

Ndërkohë në pamje duken edhe pajisjet e furnizimit me karburant që janë të rrëzuara dhe të shkatërruara.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
3.5 / 5 (2 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Arben: 09/09/2026 15:05

    Mine me sahat ne mes te qyteteve. Kur te vdesin njerez Isht, zjarrfiksja, policia tia vene fajin atij qe vdes. Eshte skandaloze ku jetojne njerezit ne mes Tiranes. Keto jane pasoje e korrupsionit te institucioneve shteterore pergjegjes. Aty gazi ka kohe qe rrjedh dhe mbushin bombla dhe asnje nuk e ka ndaluar. O Zot na ruaj

    Përgjigju
  • Miza: 09/09/2026 10:21

    Karburante në mes të Tiranës është si minë me sahat! Pra! A duhet të ketë karburante në mes të Qytetit? Shteti a duhet të ndëhyrë para setë bohet ndonjë katastrof dhe kus mban përgjegjësi pastaj.

    Përgjigju
    • Poeti: 09/09/2026 11:56

      O Lono, ne ç’vend te botes ke pare karburant poshte pallatit, o ekspert? Jepi gaz Lono, po kujdes se ketyre u kerkon benzine, edhe te çojne ne Shish Tufine.

    • Loni: 09/09/2026 11:20

      Karburante Ka me gjithe boten poshte pallateve te banuara. Mir nuk eshte por nese kolaudohen gjerat eshte cdo gje ne rregull. Pastaj 300 versione jo erdhi NGA zyra NGA makina nga mbushja me Gaz... Kur ta gjejne keto jepi Gaz moj breshke se u be nat. Amon histori Albanistani. Shyqyr qe nuk kaloj ne tragjedi.

  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?