Shpërthen Elhaida Dani në “The
Voice of Italy”, juria e mahnitu

Shpërthen Elhaida Dani në “The <br />Voice of Italy”, juria e mahnitu
“Je uragan, e adhurueshme, fantastike, shkatërruese”, këto ishin komentet e Jurisë italiane në “The voice of Italy” për këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.

Me një performancë dinjitoze, me një këngë të fortë “Mama knows best” nga Jessie J, ajo ka mahnitur anëtarët e jurisë, publikun Italian dhe ka bërë të ndihen krenarë të gjithë shqiptarët, që janë përfaqësuar nga ajo.

Pasi këndojë këngën e saj të gjithë u ngritën në këmbë të mahnitur nga zëri dhe mënyra e saj unike e të kënduarit.

Elhaida paraqitet si një këngëtare profesioniste në Klipin e saj dhe kujtojmë çmimin e saj në “Top Fest 9” me këngën “ S’je më”.

“Lufta e Jurisë” për të marrë në grup Elhaidën ishte e fortë, por në fund ajo zgjodhi njërin prej tyre Ricardo Cocciante, ndërsa të tjerët janë ndier keq për “humbjen”. Në fund të gjithë kanë përgëzuar këngëtaren për zërin e saj mahnitës.

Tani të gjithë presim me emocion sfidën e radhës për këngëtaren shkodrane.


elhaida dani

(Elhaida duke kënduar)


elhaida dani
(Anëtari i Jurisë lumturohet kur e zgjedh Elhaida)

elhaida dani
(Elhaida Dani, pjesëmarrëse në The Voice of Italy)


elhaida dani publiku

(Publiku në këmbë, elektrizohet nga performanca)


elhaida dani
(Juria në këmbë nga performanca e këngëtares)


anetaret e jurise the voice of italy


(Anëtarët e Jurisë)

Ndiqni Klipin prezantues dhe performancën e Elhaida Danit
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë