Shpërthen gypi i karburantëve në Meksikë, 66 persona të vdekur dhe 85 të tjerë të zhdukur

Shpërthen gypi i karburantëve në Meksikë, 66 persona të vdekur dhe 85 të tjerë të zhdukur

Pamje nga shpërthimi në Meksikë

66 persona kanë mbetur të vdekur dhe 85 të tjerë janë shpallur të zhdukur në pjesën qendrore të Meksisës, pas shpërthimit të një gypi karburantësh.

Shkak dyshohet se janë bërë disa hajdutë naftë, të cilëve situata u ka dalë jashtë kontrollit, në përpjekje për të kryer vjedhje. Mediat vendase raportojnë se ngjarja nuk ka qënë aksidentale, disa nga viktimat humbën jetëm pasi tentuan të mbushin naftë me bidona në momentin e shpërthimit.

Qeveria rajonale e Hidalgos dha detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa tha se rreth 70 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, çka do të thotë se bilanci i ngjarjes mund të rritet. Televizionet meksikane kanë transmetuar pamje të shpërthimit, ku duket një flakë e madhe në qiell dhe njerëz të panikosur që thërrasin për ndihmë.

Foto nga vendngjarja

Guvernatori Omar Fayad, ndoqi nga afër operacionët e shpëtimit në momentin e flakëve dhe tha se kjo është një nga ngjarjet më të rënda në të cilat ka asistuar gjatë karrierës së tij. Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të ndalojnë përpjekjeket për të marrë naftë me bidona, sepse rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka lancuar një fushatë të rreptë kundër vjedhjes së karburanteve, e cila sipas qeverisë i kushton shtetit më shumë se tre miliardë dollarë në vit.

Gypi që shkaktoi tragjedinë ishte afër rafinerisë shtetërore të Tulas dhe i përkistë një kompanie publike karburantesh. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë