TIRANE- Tre persona kanë mbetur të plagosur, pasi një automjet ka shpërthyer në momentin që ka qenë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 tek vendi i njohur si “Rruga Ura” në Tiranë, ndërsa dyshohet se makina është shpërthyer me tritol.
Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar djegie tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. I plagosuri Sulejman Allushi, 40 vjeç, është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa dy të plagosurit e tjerë, Andi Koçi dhe Joli Capo, janë dërguar tek raporti i Djegieve në QSUT. Koçi dhe Capo ishin kalimtarë të rastit kur ndodhi shpërthimi. Ndërkohë Sulejman Allushi është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plagë të shumta në trup.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit “Volswagen Polo” me targë AA 868 EE, në anën e shoferit. Si pasojë edhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.
Policia po heton në dy pista, pasi i plagosuri Sulejman Alllushi është dhe vëllai i drejtorit të një burgu të sigurisë së lartë. Kjo nuk është ngjarja e parë me eksploziv ndaj familjes Allushi. Në 25 mars 2013 i është vënë eksploziv automjetit tip “Crysler”, ngjyrë e kuqe me targë AA 999 FX, që ishte në pronësi të biznesmenit Çlirim Allushi, vëllai i Sulejmanit i cili u plagos në shpërthimin e mbrëmjes së të hënës.
Çlirimi nuk ndodhej në automjet në momentin e shpërthimit që ndodhte në fillimin e rrugës Fresku-Dajt para një lokali me muzik live.
Në atë kohë u dyshua se ngjarja mund të kishte lidhje me një ngjarje në fshatin Brar, në vitin 2011, kur u plagosën Artur e Bardhyl Zallimi me autorë të dyshuar Sulejman Allushi si dhe dy kushërinjtë e tij Pajtim dhe Erjon Allushi.
Shkak ishin mosmarrëveshjet për problemet e pronësisë mes dy familjeve.

(Në foto: I plagosuri Sulejman Hallushi)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO