Shpërthen në flakë ish fabrika e duhanit në Tetovë, e gjithë zona mbulohet nga tymi! Në terren edhe ushtria! Mbyllen shkollat prej ndotjes (VIDEO)

Ish fabrika e duhanit në Tetovë është përfshirë nga një zjarr shumë i madh paraditen e sotme. Pamjet janë të rënda ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi. Përveç zjarrfikësve të qytetit, në ndihmë kanë ardhur dhe forcat zjarrëfikëse nga Shkupi e Gostivari. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga autoritetet ndërsa forcat zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se për shkak të zjarrit të madh cilësia e ajrit është përkeqësuar dukshëm.

“Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë apelojnë qytetarët që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekur janë ata me sëmundje pulmonare dhe sëmundje të zemrës, të cilët duhet të qëndrojnë sot në shtëpi dhe të ndjekin raportet për cilësinë e ajrit. Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse, mundësisht N95”, thonë nga QMK.

Nga QMK apelojnë që dritaret dhe dyert e shtëpive të mbahen të mbyllura.

“Në orën 12:00 në vendngjarje ka mbërritur ushtria me një Hammer me 13 ushtarë, ndërsa në terren janë edhe 80 ushtarë nga kazerma e Tetovës me pajisje dhe makina për shuarjen e zjarrit”, thonë nga QMK.

Po ndihmojnë edhe zjarrfikësit nga Gostivari, Kërçova dhe Shkupi, si dhe ekipe me mjete zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve me përmbajtje kimike.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se është ndërprerë procesi edukativo-arsimor për shkak të zjarri që ka shpërthyer në një fabrikë.

“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Arsim të Komunës ka marrë vendim që sot dhe nesër të ndërpritet procesi edukativo arsimor për shkak të situatës së krijuar pas zjarrit që ka shpërthyer sot në një depo në qytet.

Ndërkaq sot edukatoret e çerdheve detyrohen që t’i mbajnë në kujdestari fëmijët, prindërit e të cilëve për shkak të përgjegjësive të punës nuk kanë mundësi t’i marrin nga çerdhet. Për arsye sigurie nga përkeqësimi i cilësisë së ajrit në Tetovë dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe nxënësve, kemi marrë këtë vendim. Po ashtu apelojmë edhe tek qytetarët që pa nevojë të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në përmirësimin e situatës dhe pastrimit të ajrit”. thuhet në njoftimin e Komunës. Qytetarët dhe nxënësit, shtojnë nga atje, të cilët lëvizin jashtë për nevojat e tyre personale duhet të mbajmë me vete maska mbrojtëse. 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 30/05/2022 16:19

    Hej o ju gurbetgji,mir se vini në vendlindje,mos u zhgënjeni nga vajtust vendor, me parat e juve duan të bahen zotni,Rexhep ordogani e përjetoj nji zhgënjim të madhë kur kuptoi se në restoran ku ishte për drekë nuk kishte asgja vendore,ishte shum i befasum nga lakmitart që i kishte pran,moza ma keq çfar mileti,i tha kuzhinerit tvet me ja përgadit drekën,bani mir ta pytni çka përjetoj,me siguri nuk e harron atë momentë tek Shyptart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë