Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, në 43 vjetorin e saj të lindjes ka marrë surprizën më të bukur të jetës së saj.

Gjatë një koncerti që po mbante në teatrin e Madrit, trupa ndaloi gjithçka dhe vendosi këngën e ditëlindjes. Sapo dëgjoi këtë sopranoja Jaho e mbërthyer nga emocionet shpërtheu në lot.
 
“Çdo qenie humane e ndjen kur e duan.... Ju falenderoj nga thellësia a zemrës sime Madrid”, shkruan Ermonela, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj një video të shkëputur nga momenti i surprizës. 
 

Ermonela

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com