Një makinë në Durrës ka shpërthyer sot rreth orës 07:00 të mëngjesit duke alarmuar banorët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ramazan Jella përbri godinës së Partisë Demokratike, ndërsa makina ka qenë e tipit Reno me targa AA 301ZZ.
Sipas policisë mjeti në fjalë është në pronësi të A. C, i cili është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse. Si pasojë e kësaj tentative ka pësuar dëme edhe një mjet tjetër që ishte aty afër tip 'Ford'.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka dëmë në njerëz, por vetëm dëmë materiale, pasi makinës së A.C i kanë rënë disa pjesë. Aktualisht policia ndodhet në vengjarje dhe po heton.