Shpërthen paketa elektrike në shkollën 9-vjeçare në Laç! Tym e flakë në ambientet e brendshme, evakuohen nxënësit dhe mësuesit

Një paketë elektrike ka shpërthyer në shkollën 9-vjeçare “Mark Trokthi” në Laç. Rreth orës 09:00 ku nxënësit ishin në mësim, ka pasur një shpërthim të paketës duke shkaktuar shkëndija zjarri ndërsa ambientet e brendshme të shkollës janë mbuluar nga tymi.

Menjëherë janë evakuuar nxënësit dhe mësuesit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit duke shuar flakët.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Mësohet se ka nisur një hetim lidhur me shkaqet e zjarrit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin