‘Shpërtheu’ në rrjetet sociale ndaj arbitrave, UEFA nis hetimin për Neymar

‘Shpërtheu’ në rrjetet sociale ndaj arbitrave, UEFA nis hetimin për Neymar

Neymar në ndeshjen Paris SG-Manchester United

Uefa ka njoftuar mesditën e së mërkurës se ka nisur një hetim për Neymar në lidhje me komentet që braziliani ka bërë pas eliminimit në “Champions League” të Paris SG.

Shkak është bërë penalltia e akorduar me “VAR” nga gjyqtari në minutat e fundit. Në rrjetet sociale pas ndeshjes neymar shkroi: “Ky është një turp. Kanë vendosur 4 njerëz (iu referohet gjyqtarëve) të cilët nuk dinë asgjë për futbollin dhe aq më shumë për ‘VAR-in’.

Nuk ishte penallti. Si mund të ishte prekje me dorë kur ai (Kimpebe) ishte i kthyer me shpinë?! Go f*** yourselves!”

Pas ndeshjes trajneri i Paris SG, Thomas Tuchel, i doli në mbrojtje Neymar-it duke thënë: “Ndonjëherë pas një episodi të tillë thuhen fjalë emocionale që më pas mund të tërhiqen. Ai donte që të luante me ne në çerekfinale dhe për këtë arsye ka ardhur një reagim i tillë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim