Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Lënda ekplozive u gjend e shpërthyer 1 metër larg autobuzave të parkuar të linjës Fushë Krujë-Durrës dhe pranë një karburanti.
Nga shpërthimi i orës 03:30 ka pasur vetëm dëme materiale të 3 autobuzëve të parkuar, si thyerje xhamash dhe të një lokali aty pranë. Policia hedh dyshime se objektiv i shpërthimit mund të ketë qenë konkurrenca mes autobuzëve dhe furgonave për linjën Fushë Krujë Durrës. Konkurrenca mendohet si shkak i vendosjes së lëndës eksplozive edhe për administratorin e linje transporti, Gëzim Bilja.
Grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e ngjarjes për të cilën po hetohet në disa pista
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO