6 minatorë asfiksohen nga rrjedhja e gazit prej gjeneratorit në minierën e kromit në Martanesh, një në gjendje më të rëndë transportohet me helikopter drejt Tiranës

Në minierën e kromit në Martanesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila për pak rezultoi në tragjedi. 6 minatorë kanë mbetur të asfiksuar pas helmimi nga gazi, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe është nisur me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por sipas kryetari të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ai është jashtë rreziku për jetën.

Si ndodhi ngjarja? Gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku Shyqyri Elezi, 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime. Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë Shyqyri Elezin jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar. Pesë minatorët e tjerë që mbetën të helmuar  janë në gjendje më të stabilizuar dhe momentalisht 2 prej tyre Murat Hidri, 29 vjeç dhe
Andi Jauni,19 vjeç po kurohen në spitalin e Bulqizës ndërsa 3 të tjerët në qendrën shëndetësore të Martaneshit.

Edhe Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Hazis Jella në një lidhje telefonike me Report Tv, tha se minatorët e paraqitur në spital kanë shfaqur shenjat helmimi dhe asfiksimi nga gazi.

1620738416_fotongaminierasikamperdorur3.jpeg

1620738427_fotongaminierasikamperdorur2.jpeg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
Minatori u asfiksua nga rrjedhja e gazit në Bulqizë, QSUT: Është shtruar në Reanimacion

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me minatorin 52-vjeçar Shyqyri Elezi cili ka mbërritur me helikopter në Tiranë për shkak se ishte asfiksuar nga shpërthimi i gazit në galerinë në Martanesh. QSUT bën me dije se pas kryerjes së ekzaminimeve paraprake dhe konsultave me mjek specialist në Urgjence, pacienti është hospitalizuar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit për ndjekjen e metejshme.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njofton se ditën e sotme rreth orës 14:00,  pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, është paraqitur pacienti Sh. E i moshës 52 vjeç, me Diagnozë “Intoxikim nga monoksidi i karbonit”. Pas kryerjes së ekzaminimeve paraprake dhe konsultave  me mjek specialist në Urgjence, pacienti është hospitalizuar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit për ndjekjen e mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Elezi ka mbërritur me ndihmën e helikopterit në gjendje të rëndë në QSUT, rreth orës 14:00,  pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, me diagnozë “Intoxikim nga monoksidi i karbonit”. 52-vjeçari po saldonte brenda në minierë kur shpërtheu gazi.

Ora 14:40
Asfiksimi i minatorëve, reagon MIE: U çlirua gaz nga gjeneratori teksa po saldonin një vagon, 45-vjeçari humbi ndjenjat

1620734280_Sequence03.00023304.Still003.jpg

Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, ka reaguar në lidhje me asfiksimin e minatorëve në galerinë Zona e Re Batër, Qarku Dibër.

Sipas MIE ka ndodhur një aksident, teksa gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë SH.D., jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Në datë 11 maj 2021, rreth orës 12:30, në galerinë Nr.1240, Zona e Re Batër, Qarku Dibër, e cila shfrytëzohet nga shoqëria “Xhireton” shpk, me Leje minerare nr. 479/2, ka ndodhur një aksident.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit të vendngjarjes, rezulton se gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë SH.D., jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar.  Grupet e AKSEM, Inspektorati i Punës dhe Policia e Shtetit janë në vendngjarje dhe po vlerësojnë rrethanat e ngjarjes.’- njofton ministria.

Ora 14:33
Helikopteri mbërrin te Trauma por nuk ulet, minatori i plagosur dërgohet në QSUT

 

Minatori i plagosur nga ngjarja sot në Dibër ka mbërritur në  Tiranë në repartin e toksikologjisë në QSUT. Fillimisht helikopteri ishte nisur drejt Traumës por në momentin e fundit, kur po ulej atje u nis për në QSUT.

Aktualisht i plagosuri është duke u ekzaminuar tek Urgjenca e QSUT-së.

Ora 14:03
Lefter Alla për Report Tv: Ka pasur probleme me gazrat në minierë, kanë dalë të gjithë! Vetëm një minator është më rëndë, por jashtë rreziku për jetën

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla në një lidhje telefonike për Report Tv tha se në minierën e kromit në Martanesh ka pasur probleme me garzat që ka sjellë dhe asfiksimin e minatorëve. Ai tha se asnjë minator nuk ka mbetur i bllokuar, ndërsa pjesa e çlirimi i gazrave në minierë është pjesë e punës dhe nuk ka të bëjë me kushtet teknike.

"Ka qenë brigada e turnit të parë në minierën e Martaneshit ku brenda duke punuar ka pasur probleme me gazrat dhe të gjithë kanë dalë jashtë, kemi vetëm një person jo mirë, por sipas mjekëve është jashtë rreziku për jetën dhe po dërgohet për në Tiranë. Kanë qenë gazrat që kanë shpërthyen në minierë,  dhe këto gazra janë pjesë e punës në minierë dhe nuk ka të bëjë me kushtet teknike, kjo ka ndodhur sot, edhe pse ndodhin rrallë", tha Alla.

Ora 13:55
Mbeti i asfiksuar nga rrjedhja e gazit në minierën në Martanesh, pamjet kur i lënduari niset drejt Tiranës (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet kur një nga minatorët e asfiksuar në minierën e kromit në Martanesh është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Mësohet se minatori iasfiksuar është jashtë rrezikut për jetën dhe është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

1620734224_Sequence03.00022307.Still001.jpg

Ora 13:50
6 minatorë të lënduar në minierën e kromit në Martanesh, Drejtori i Spitalit të Bulqizës për Report Tv: 3 kanë mbërritur me shenja helmi i nga gazi

Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Hazis Jella në një lidhje telefonike me Report Tv foli për incidentin e ndodhur në minierën e kromit në Martanesh. Ai tha se deri tani në spital janë paraqitur 3 mitarë, të cilët kana shfaqur shenjat helmimi dhe asfiksimi nga gazi.

Mjeku tha gjithashtu se një nga minatorët është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në spital ushtarak drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

"Kanë mbërritur deri më tani 3 minatorë, që kanë shfaqur shenjat e helmimit nga gazi i dyoksidit të karbonit. Një në gjendje të rendë është nisur me helikopter në Tiranë", tha mjeku Jella.

Ora 13:38
Rrjedhja e gazit në minierën e Martanesht, policia jep njoftimin zyrtar: 3 persona të asfiksuar

Policia e Dibrës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje ngjarjen e mesditës së sotme në një minierë kromi në Martanesh. Policia thotë se janë 3 të asfiksuarit nga rrjedhja e gazit.

"Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.  Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/05/2021 01:21

    Po sistemi i ventilimit te galerive ishte funksional ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim