Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në veriperëndim të Pakistanit. Për pasojë kanë humbur jetën tetë persona.
Shefi i policisë Akhtar Hayat u shpreh se nuk është ende e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet në luginën veriperëndimore ‘Sëat’.

Ai u shpreh se ka pasur një dyqan të vjetër municioni në zyrë dhe policia po hetonte nëse ishte ishte ky shkaku i shpërthimeve apo një sulm militant.
Sipas tij, pjesa më e madhe e viktmave ishin policë. Shpërthimi ka shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

