Shpërthim me bombë në një
metro në Stamboll, një i vdekur  

Shpërthim me bombë në një<br />metro në Stamboll, një i vdekur  
Si pasojë e një shpërthimi në një stacion metroje në Stamboll ka mbetur i vdekur një person dhe lënduar disa të tjerë.Më parë u njoftua se shpërthimi u shkaktua nga  një defekt në një transformator por që sipas njoftime paraprake nga hetimet mendohet të ketë qënë një bombë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, ndërkohë që një zyrtar i Bashkisë ka bërë të ditur se të gjitha udhëtimet e trenave dhe metrove janë pezulluar, për shkak të shpërthimit të zhurmshëm në sheshin “Bayrampasa”.

Metroja e “Bajram Pashasë” gjendet vetëm 100 metra nga sheshi me të njëjtin emër, ndërkohë që prej shpërthimit mësohet se ka edhe të plagosur. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe forca të shumta policie. Shkaqet e shpërthimit gjithsesi janë ende në hetim.

 Përveç bllokimit të trafikut, ngjarja ka prekur edhe dy automjete pranë vendit të shpërthimit si dhe barrierat e stacionit të metrosë nga sheshi.

Të gjithë pasagjerët e metrosë u evakuuan në kohë dhe u larguan në këmbë nga stacioni për të dalë në zona më të sigurta dhe të hapura.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit