Lezhë - Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Rrilë të Lezhës.
Lënda plasëse është vendosur në derën e një banese 2 katëshe në pronësi të Mirash Mirashi.
Në momentin e shpërthimit çifti i bashkëshortëve kanë qenë brenda shtëpisë, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Më kanë vendosur dinamitin te era. Shpërthim shumë i fortë. Më kanë rrezikuar jetën. Unë isha në gjumë. Nuk kam asnjë problem me asnjë. Jetoj me gruan dhe fëmijët i kam jashtë. I bëj thirrje mos të merren me moshën time”, tha pronari në një prononcim për mediat.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.
"Rreth orës 03:35, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", informoi sot policia.
Lajm ne perditësim...
Komente









