FUSHË-KRUJË- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banesë në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, mbrëmjen e së shtunës. Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit Alfred Kurtit.
Në të njëjtën banesë jetojnë edhe dy vëllezërit e martuar të 50-vjeçarit, si edhe nëna e tyre e moshuar. Të gjithë pjesëtarët e familjes ndodheshin në banesë në momentin që ka shpërthyer tritoli, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Banesa ndodhet pranë aksit Fushë-Krujë-Tiranë, aks nga i cili dyshohet të jenë larguar edhe autorët. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit/ëve.
Nuk dihen shkaqet apo motivi i vendosjes së tritolit, ndërsa pasi familja Kurti nuk njihet si problematika dhe asnjë prej personave nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ata merren me biznesin e mobilierisë.
"Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Alfred Kurti, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa u ngritën postblloqe në akset që lidhin Fushë Krujën me pjesën tjetër të vendit me qëllim kapjen e autorëve.
B.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
33.4%
-
Të gabuar
62.1%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 6356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë në Thumanë-Kashar/ Një pjesë kërkon mosbllokim të aksit, por hasin kundështimin e eksponentëve të PD-së
6 Shtator, 18:40
-
Bllokohet Thumanë-Kashar/ Banorët protestojnë për herë të dhjetë, kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre
3 Shtator, 18:46
-
Protestë në Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë: Do çojmë në SPAK Belinda Ballukun e ARRSH
30 Gusht, 19:36
-
Protestë në Thumanë-Kashar, tensione mes policisë dhe banorëve, kërkohet hyrje dhe dalje për zonat e Krujës dhe Fushë-Krujës
26 Gusht, 19:25
-
Protesta e katërt në Thumanë-Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Përplasje me policinë
8 Gusht, 18:49
-
Tritol lokalit në Velipojë, policia në kërkim të autorit! Ishte dhënë me qira, zbardhet dëshmia e pronarit
30 Korrik, 07:05
-
Banorët e Krujës e Fushë-Krujës sërish në protestë! Bllokojnë aksin Thumanë-Kashar, përplasen me policinë (VIDEO)
29 Korrik, 18:43
-
Fushë-Krujë/ Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 60 vjeçari
17 Korrik, 09:21
-
Tritol makinës së policit në Shkodër, momenti kur dy autorët e maskuar i afrohen banesës! Ende të paidentifikuar, ja dëmet (VIDEO)
19 Qershor, 07:57
-
Kishte dalë për ecje, këmbësori përplaset për vdekje nga trajleri në Thumanë
29 Prill, 18:34
-
FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë, blindohet edhe Vlora (Video)
26 Prill, 21:13
-
Fushë-Krujë/ Me shpejtësi 'skëterrë' në zonë të banuar, automjeti përplas për vdekje 17-vjeçarin! Arrestohet shoferi (EMRAT)
20 Prill, 22:23
gjithe kriminelat jane mbledh ne fushe kruje
Përgjigju