LEZHË- Një shpërthim eksplozivi tronditi Lezhën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (26 shkurt). Objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte zyra noteriale e noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake të policisë dhe kqyrja e kamerave të sigurisë, bëhet me dije se autorët kanë qenë dy persona.
Sipas burimeve për Report Tv, të pa maskuar, ata kanë ardhur me një automjet dhe njëri prej tyre nga xhami i parë i pasagjerit ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar. Makina me të cilën kanë lëvizuar autorët është fokusuar nga kamerat e sigurisë.
Në dëshminë e tij paraprake në polici, vetë noteri Fran Gjoni ka deklaruar se nuk ka konflikte.
Grupi hetimor po mbledh çdo provë dhe dëshmi dhe pista me qëllim zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek veprimtaria e noterit i cili operon prej më shumë se 1 dekade në qytetin e Lezhës.
Gjithashtu pritet të përcaktohet edhe lloji dhe sasia e lëndës plasëse të vendosur në zyrën noteriale të Fran Gjonit, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet. Gjin Gjoni u dorëhoq si gjyqtar për t’i shpëtuar procesit të vettingut dhe shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur në 1998.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.8%
-
Jo
12.1%
-
S'do votoj
6.2%
Vota total: 455
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate për administrimin e plazheve në Lezhë/ Opozita: Me kompaninë që keni krijuar po abuzoni! Ndreu: 83% do të jetë plazh publik
31 Mars, 09:50
-
Automjeti përplaset me trafikndarësen në aksin Milot-Thumanë, plagoset drejtuesi dhe dy pasagjerët! Dërgohen te spitali i Traumës
30 Mars, 18:54
-
Kurbin/ Do shiste dy qese me kanabis, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari
30 Mars, 11:17
-
‘Flasim përmes ngjyrave’/ Ekspozitë unike në Lezhë nga fëmijët me Sindromën Down, prezantohen 61 punime artistike
29 Mars, 17:21
-
Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, dëmtohet ambienti pranë një bar-restoranti
29 Mars, 17:08
-
Eduart Ndocaj: Berisha duhet të ishte në burg te 313-ta dhe jo në fushatë, antishqiptar që ndihmoi serbët! Të hetohen krimet e tij që nga 1991, përfshi dhe aksidentin e Olldashit
28 Mars, 19:44
-
Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle
28 Mars, 18:53
-
Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, disa zona pa energji
27 Mars, 12:42
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
Aty nuk ka drejtësi ligjore ka drejtësi kanunore
PërgjigjuNese nuk denohen per terrorizem me burgim te perjetshem ata qe vendosin lende shperthyese atehere ky fenomen sa do vije dhe do te rritet prandaj shteti duhet te mare masa urgjente duke bere shembuj
PërgjigjuPikerish meqe nuk ka shtet behet kjo!Dhe do vazhdoje keshtu!