VIDEO/ Shpërthim në Iran, afër varrit të gjeneralit Qassem Soleimani në Kerman, mbi 73 të vrarë

Irani është tronditur sot nga dy shpërthime pranë vendit ku është varrosur gjenerali iranian Qassem Soleimani në Kerman. Televizioni publik iranian flet për të paktën 73 të vrarë

Televizioni publik duke cituar zv/guvernatorin lokal i cilëson sulmet terroriste. Said Shearbaf, kryebashkiaku i qytetit ku është varrosur Soleimani tha se dy shpërthimet ndodhën me një distancë prej 10 minutash. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon trupa të pajetë në rrugë.

Qindra njerëz po ecnin drejt varrit të Soleimani, të mërkurën, si pjesë e një ceremonie për të përkujtuar Gjeneralin i cili u vra në një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj në vitin 2020.

Soleimani shihej si figura më e fuqishme në Iran pas Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Si komandant i krahut të operacioneve jashtë shtetit të Gardës Revolucionare, Forca Quds, ai ishte arkitekti i politikës iraniane në të gjithë rajonin.

Presidenti i atëhershëm i SHBA, Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen në vitin 2020, e përshkroi Soleimanin si "terroristin numër një kudo në botë".


Lajmi kryesor:

Iran, shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, 103 të vrarë! SHBA: S'besojmë se Izraeli qëndron pas! Lideri i Hezbollahut i paralajmëron me 'luftë pa rregulla'


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)