Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe 61 të plagosur. Mosha e të plagosurve varion nga mosha 20-të deri në 60-të vjeç. 

Shpërthimi ndodhi në fabrikën Huasheng Fireworks në qytetin Liuyang, duke detyruar ekipet e shpëtimit të evakuojnë të gjithë banorët brenda një rrezeje prej 3 km nga fabrika.

Autoritetet angazhuan rreth 500 persona për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për trajtimin e të plagosurve, ndërsa u përdorën edhe robotë për të ndihmuar në gjetjen e personave të bllokuar brenda ndërtesës.

Policia, e cila po heton shkaqet e shpërthimit, ka marrë “masa kontrolli” ndaj personit përgjegjës të kompanisë së fishekzjarreve, raportuan mediat shtetërore kineze Ndërkohë Presidenti Xi Jinping kërkoi një hetim për aksidentin për fajtorët, raportuan mediat shtetërore.

Qyteti Liuyang është i njohur për prodhimin e fishekzjarrëve, dhe cilësohet si prodhuesi më i madh i fishekzjarrëve në botë.

Shpërthimet në fabrikat dhe dyqanet e fishekzjarrëve nuk janë të rralla në Kinë - dhe shpesh janë vdekjeprurëse. Në shkurt, 12 persona u vranë në një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në provincën Hubei.