Shpërthimet, Ambasada e SHBA
amerikanëve: Kujdes ku parkoni

Shpërthimet, Ambasada e SHBA<br />amerikanëve: Kujdes ku parkoni
TIRANE- Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një mesazhi të publikuar online informon shtetasit e saj që jetojnë në Shqipëri pë rritjen e rasteve të përdorimit të eksplozivit me qëllim shkatërrimin e pronës të disa personave në Shqipëri.
 
Rritja e rasteve ka shkaktuar shqetësim mes shumë rezidentëve. Personeli i ambasadës së SHBA-së është këshilluar të bëjë kujdes sa i takon parkimit të makinave në parkingje publike.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë i tërheq vëmendjen qytetarëve amerikanë për rritjen e rasteve të përdorimit të eksplozivit me qëllim shkatërrimin e pronës kundër individëve në Shqipëri. Kryesisht viktimat janë të përfshirë në konflikte personale apo biznesi. Në shumicën e rasteve, objektiv i shpërthimeve janë makina të cilat janë të papërdorura, dhe ka pasur vetëm disa plagosje të lehta pa raste vdekjesh të raportuara. Shtimi i përdorimit të këtyre pajisjeve ka shkaktuar një shqetësim tek shumë rezidentë. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është udhëzuar të tregohet i kujdesshëm kur parkojnë makinat në vende parkimi publike dhe të rrisin sigurinë- thuhet në njoftimin për shtyp që është publikuar mbrëmë në faqen online të ambasadës së SHBA-së në kategorinë ku publikohen informacione për shërbimet e qytetarëve SHBA-së.

“Shtetasit amerikanë, të monitorojnë mediat lokale dhe njoftimet e qeverisë shqiptare sa i takon rasteve të tilla. Ne inkurajojmë qytetarët amerikanë të praktikojnë masa të mira sigurie personale. Të kenë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhur për sigurinë e tyre personale”- vijon njoftimi për shtyp.

Më tej ambasada rekomandon që qytetarët amerikanë të cilët udhëtojnë apo janë rezidentë në Shqipëri, të regjistroheshin në Smart Traveler Enrollment Program (STEP) të Departamentit të Shtetit. Gjithashtu në faqen  Embassy of The United States Tirana jepen dhe këshillat ndaj rezidentëve amerikanë

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht

Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht