FIER - Një ditë pas panikut që përjetuan banorët e Marinzës në Fier, pasojat e shpërthimeve në puset e naftës ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum” janë akoma prezente. Disa vatra gazi janë ende aktive pranë shtëpive të banorëve të këtij fshati. Disa prej 60 familjeve të evakuuara kaluan natën tek të afërmit e tyre, ndërsa një pjesë tjetër e banorëve në vendet e përcaktuara nga autoritetet lokale.
Frika për shpërthime të papritura është ende e pranishme tek banorët e Marinzës. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në shtëpitë e banorëve që jetojnë shumë pranë puseve ku Bankers Petroleum ushtron aktivitetin për nxjerrjen e naftës, ndërsa komisioni për verifikimin e dëmeve do të përllogarisë dëmshpërblimin që do të marrin banorët për dëmet në shtëpi dhe toka bujqësore.
Shpërthimi i ujërave nëntokësore që pushtuan banesat dhe çlirimi i gazrave detyroi autoritetet të evakuonin familjet nga rreziku i ndotjes së mjedisit. Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kur në dy puse ku punonte kompania “Bankers” ndodhi një avari gjatë shpimit.
Situata e vështirë që përjetuan banorët e fshatit Marinzë do të ishte shmangur nëse kompania kanadeze “Bankers Petroleum” do të kishte respektuar urdhrin e Ministrisë së Mjedisit e cila kishte pezulluar aktivitetin e kompanisë prej 27 shkurtit të këtij viti. A1 Report zbuloi ekskluzivisht dokumentin me firmën e “Mjedisit”, ndërsa menjëherë pas këtij lajmi Prokuroria nisi hetimet në lidhje me aktivitetin e kompanisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 3800
Lajme të tjera
-
Shiste kokainë me doza në ish-Bllok, në pranga 44-vjeçari në Tiranë
25 Mars, 11:59
-
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
25 Mars, 11:52
-
Godina në Pejë përfshihet nga flakët, 8 persona dërgohen në spital! Tymi i zi 'mbulon' qiellin
25 Mars, 11:47
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
25 Mars, 11:36
-
Në kërkim për plagosjen e të dashurës, policia kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit në Durrës! I gjenden armë, në pranga babai i tij
25 Mars, 11:33
-
E djathta përmbys e Foltores
25 Mars, 11:17
-
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Beteja për Bakhmut 'stabilizohet'
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina
25 Mars, 11:11
-
Zelensky: Kina nuk e ofroi veten si ndërmjetës
25 Mars, 11:07
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë
25 Mars, 10:51