SHKODËR - Përgjegjësit për vendosjen e tritolit në farmacinë e familjes Tahiri do të dalin së shpejti para drejtësisë. Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Shkodra ku inauguroi ambientet e reja të prokurorisë së këtij qyteti u shpreh se prokuroria do të dalë me një konkluzion konkret për rastet e tritolit në kryeqytet. 

“Prokuroria shqiptare për të gjitha ngjarjet ka filluar dhe po vijohn hetimet me të gjitha strukturat shtetërore që ka në varësi, policinë e shtetit, SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna konkrete për ngjarjet për të cilat kanë shqetësuar dhe kanë tronditur vendin.” tha Kryeprokurori Adriatik Llalla

Shqetësues në këtë takim ishte reagimi i ambasadorit të Mbretërisië së Bashkuar Nicolas Cannon duke deklaruar se toleranca fetare po zbehet nga kërcënimet e celulës xhihadiste. 

”Një nga traditat më të rëndëishme shqiptare është harmonia fetare, të cilën ju duhet ta mbroni, por kohët e fundit ajo është prishur për shkak të këtyre personave që predikojnë të shkojnë të luftojnë për xhihadin në Siri. Edhe Papa vetë e ka theksuar harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri dhe duhet mbrojtur nga këto fenomene. Duket se deri tani strukturat shtetërore e kanë luftuar këtë fenomen në mënyrë efektive. Por është një luftë që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkon përtej kufijve të një shteti” tha ambasadori Cannon

foto

Ndërsa Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kërkoi rritje të performancës pasi sot drejtësia po përballet me format më të shëmtuara të kriminalitetit.

”Jemi në kohën kur flitet për reformën në drejtësi, dhe ne do ta bëjmë atë. Eshtë e domosdoshme për një shtet që përballet me format më të shëmtuara të kriminalitetit.” u shpreh Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë

zagonjori

Sakaq, në këtë takim kryerporkurori Llalla ka hedhur poshtë të gjitha shifrat e deklaraura për familjet e ngujuara për shkak të gjakmarrjes. Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë përfundimin se janë vetëm 25 familje të ngujuara, ndërsa shifrat e tjera janë abuzuese tha kryrprokurori Llalla.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)