POGRADEC - Shpërthimi i pas rrjedhjes së gazit në ambientet e lokalit Muçka në fshatin Beragozhd të Pogradecit mund të ishte kthyer në tragjedi, kjo pasi në lokal ndodheshin 6 bombola dhe vetëm nga njëra prej tyre pati rrjedhjes. ReporTv sjell pamjet e pasojave të shpërthimit, ndërsa banorët tregojnë tmerrin se si shuan flakët me ujë tek të rinjtë që po digjeshin.​

...

"Menduam se u rrëzua një avion". Kështu e përshkruajnë shpërthimin e fuqishëm nga bombola e gazit në lokal, personat që u bënë dëshmitarë të një tmerri të vërtetë në qendrën e fshatit Beragozhdë të Dardhasit mbrëmjen e së hënës. Njerëz që janë hedhur nga dritaret e lokalit që ndodhet në kat të dytë për t'i shpëtuar flakëve, e të tjerë që teksa vijonin lojën e shahut e konsumonin birra, nuk e kishin ndjerë në asnjë çast gazin që rridhte prej një bombole të dëmtuar në këtë lokal. 

Një ditë pas kësaj ngjarje tragjike me 33 të plagosur rëndë, por fatmirësisht pa viktima, Report TV sjell atë se çka mbetur nga shpërthimi. Gazetari i Report TV Arsen Rusta është gjendur në lokalin e vetëm të fshatit, ku në momentin e shpërthimit frekuentohej nga mbi 30 persona, përfshirë pjesëtarët e stafit. Duket se ka qenë një mrekulli që i ka shpëtuar të pranishmit, pasi në lokal janë gjendur 6 bombola gazi për agtim, që nëse edhe ato do të ishin problematike, bilanci i kësaj ngjarje do të ishte vërtet tragjik. 

Nje nga bombolat e cila mbahej rezervë nga pronarët e lokalit ishte e çarë çka ka shkaktuar rrjedhje gazi. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e kontaktit të gazit me temperaturën e sobës së zjarri që ndodhej në mesin e lokalit. Policia ka sekuestruar bombolen per te zbardhur zyrtarisht shkaqet qe sollen shperthimin.

Sipas dëshmive të marra nga terreni, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm...lokali thuajse është shkrumbuar, karriget, tavolinat, televizori e kompjuteri që përdorej për muzikë...gjithçka e djegur. Njerëzit janë hedhur nga dritaret për t'i shpëtuar flakëve, ndersa disa kane shpejtuar te heqin rrobat e djegura nga trupi. Mbi tavolina shihen gotat e pijeve që ata kanë qenë duke konsumuar, por edhe një lojë shahu e lënë në mes. 

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa deri më tani në pranga ka rënë pronari 20-vjeçar i lokalit Romario Muçka i cili akuzohet për plagosje të rëndë nga pakujdesia dhe për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse.
bombolat me rreth
5 bombolat ne lokal

bombolat ne lokal pogradec

Foto të tjera - Bombolat në lokal edhe pas shpëthimit

2 bombola pogradec

Njera nga bombolat eshte sekuestruar nga policia. Behet fjale per bombolen rezerve te lokalit nga e cila ka rrjedhur gaz

FOTOT e lokalit para shperthimit
Në lokal kanë qenë të pranishëm vetëm burra, përgjithësisht të rinj në moshë, disa edhe me lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Gazetari Arsen Rusta sjell ekskluzivisht fotot e të rinjve pak para shpërthimit tragjik. Ka qenë një pasdite e zakonshme për ta, teksa mblidheshin në të vetmin lokal të fshatit për të parë telenovela, ndeshjet sportive apo edhe lajme. Në fotot pak para shpërthimit, ata shihet teksa festojnë me njëri-tjetrin e kërcejnë valle.
 
Në mes të lokalit vërehen edhe një sobë zjarri me dru për ngrohje dhe një rezistencë për ngrohje me korrent.
 
Edhe pse ligji e ndalon, brenda ambienteve të lokalit konsumohej edhe cigare. 

pogradec bombola lokali para shperthimit me logo
pogradec bombola lokali para shperthimit me logo
pogradec bombola lokali para shperthimit me logo
pogradec bombola lokali para shperthimit me logo


Video/ "Njerezit dilnin me vrap nga lokali, i grisa rrobat me gershere"
Në një intervistë telefonike për Report TV, vëllai i pronarit të lokalit, Luan Muçka, tregon momentet e para kur i ka ardhur në ndihmë të plagosurve.  Ai rrëfen se ka qenë në shtëpi dhe se për shpërthimin është njoftuar nga kunata. Njerëzit kishin nisur të dilnin jashtë - tregon ai - duke shtuar se i ka ardhur në ndihmë duke i grisur me thikë rrobat për t;ia hqur nga trupi.
 
"Kam qenë në shtëpi rreth 300-400 metra nga lokali, më ka ardhur kunata. Nuk dëgjova shpërthimin. Kam ardhur këtu, kam gjetur njerëz që kanë dalë nga lokali, jua çaja rrobat me thikë, i dhashë ndihmën e parë. Ishin shpërthyer të gjitha xhama, dritare. Mora në telefon policinë. E vetmja bombol që shpërtheu ishte ajo rezervë, të cilën e mori policia", - u shpreh për Report TV Luan Muçka.

FOTOT e lokalit te shperthyer

shperthimi pogradec
shperthimi pogradec
Xhamat e dyerve te thyer nga shperthimi

pogradec bombola lokali nje dite pas tragjedise
Xhamat e dritareve te thyer nga shperthimi

shperthimi pogradec
shperthimi pogradec
shperthimi pogradec
foto
(Dritarja e lokalit qe ka perfunduar 10 metra poshte nderteses. Dritarja nga ku dhe personat brenda u hodhen jashte nga fuqia e shperthimit, Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.comFoto te tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)