Shpërthimi i autocisternës në Bolonja, rrëfehet polici hero: Nuk jam Rambo, doja të shpëtoja njerëzit

Shpërthimi i autocisternës në Bolonja, rrëfehet polici hero: Nuk jam Rambo, doja të shpëtoja njerëzit

Polici italian Riccardo Muci

Riccardo Muci, është polici hero i cili ndërhyri në shpërthimin e një autocisterne në Bolonja, ku një person humbi jetën dhe mbi 145 të tjerë mbetën të plagosur. Nga shpërthimi, edhe vetë polici është lënduar duke përfunduar në spital, ku edhe është vizituar nga kryeministri Giuseppe Conte, i cili e falënderoi për kontributin e tij në shpëtimin e jetëve.

Në momentin e shpërthimit 31-vjeçari zbriti nga mjeti i tij për të bllokuar trafikun në mënyrë që të ndalonte makinat e tjera nga përfshirja në flakë.

Unë jam Riccardo, jam një polic dhe përpiqem të bëj mirë punën time. Pas shpërthimit, po u kërkoja njerëzve të tjerë të më ndiqnin, duke u larguar nga zona e shpëthimit. Nuk jam Rambo, por mendimi im i parë në ato moment ishte që të shpëtoja jetë njerëzish. Unë jam një polic dhe përpiqem të bëj punën time mirë. Nuk i ndjeva dëmtimet e mia. Vetëm kur arrita tek kolegët kuptova që isha keq pasi ata filluan të më hidhnin ujë në trup. Duke marrë parasysh lëndimet nëse do të ndodhesha përsëri në një situatë të tillë do të ndërhyja sërish.

Ricciardo Muci

(Polici vizitohet nga kryeministri Conte)

Polici ka djegie të shkallës së dytë në trup, nga nxehtësia e shpërthimit të autocisternës. Djegia ishte aq e keqe për të saqë bluza që mbante veshur iu bashkua me lëkurën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 07/08/2018 17:16

    Brravo Riccardo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione