(VIDEO) Autocisterna me lëndë djegëse shpërthen në Bolonja, një i vdekur dhe 67 të plagosur - Shqiptarja.com

(VIDEO) Autocisterna me lëndë djegëse shpërthen në Bolonja, një i vdekur dhe 67 të plagosur

ITALI -  Pamje apokaliptike ato të shpërthimit të një autocisterne që transportonte lëndë djegëse në një autostradë në Bolonja të Italisë. Një i vdekur dhe 67 të plagosur është bilanci i kësaj ngjarje. Aksidenti ndodhi në zonën Borgo Panigales, pranë aeroportit të Bolonjës, aty ku një autocisternë e cila transportonte lëndë djegëse, u përfshi nga flakët dhe më pas ndodhi një shpërthim i fuqishëm, duke alarmuar të gjithë zonën përreth.



Nga të dhënat paraprake 14 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në spitalet e Bolonjës. Në mesin e të plagosurve janë edhe 11 karabinierë si dhe dy policë rrugorë. Ambulanca të shumta shkuan në zonë për të shpëtuar të plagosurit, ndërsa forca të shumta zjarrëfikëse futën në punë helikopterët për shuarjen e flakëve. 


Sipas mediave italiane shpërthimi ndodhi rreth orës 14:00. Shpërthimi ka shembur pjesërisht urën e autostradës në të cilën po kalonte autocisterna. Shembja e urës solli shkatërrimin e disa automjeteve të parkuara në nënkalim.

Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëmtime te disa biznese dhe shtëpi banimi përreth autostradës. Autoritetet dhanë alarmin pas shpërthimit çka bëri që dhjetëra njerëz të evakuoheshin nga zona. Sipas dëshmitarëve, shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë zgjatur 7-8 minuta.

Shpërthimi ishte aq i forte sa shtëllungat e zjarrit dukeshin nga të gjitha anët e Bolonjas. Si pasojë e shpërthimit edhe disa makina janë përfshirë nga flakët. Autostrada e Casalekios është bllokuar nga të dy anët dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh ambulancash. Rruga tashmë do të qëndrojë e mbyllur për sa kohë të nevojitet për rikostruksionin e saj. Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi të fuqishëm në Bolonja, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
Dalin pamjet/ Ja si ndodhi aksidenti tragjik në Bolonja, shoferi nuk frenoi (VIDEO)

ITALI - Shpërthimi i autocisternës në një autostradë në Bolonja mesditën e kësaj të hëne, shkaktoi tre të vdekur dhe 67 të tjerë u plagosën.

Në pamjet e publikuara nga policia italiane duket momenti kur autoboti i ngarkuar me lëndë djegëse, nuk frenon por godet nga pas një kamion dhe më pas përfshihet nga flakët. Autostrada ka pasur trafik të rënduar dhe për rrjedhojë automjetet përpara kishin ndaluar, përfshirë edhe kamionin.

Autocisterna vjen me shpejtësi dhe siç duket edhe nga pamjet nuk ka ngadalësuar por ka shkuar drejt kamionit, duke shkaktuar edhe aksidentin e frikshëm. Në videon disasekondëshe autocisterna shpërthen më shumë se njëherë, ndërsa shpërthimi i fundit ka një rreze prej disa metrash, duke tejkaluar të dyja anët e autostradës. Nga të plagosurit, 14 prej tyre janë në gjendje të rendë. 

Në mesin e të plagosurve janë edhe 11 karabinierë si dhe dy policë rrugorë. Ambulanca të shumta shkuan në zonë për të shpëtuar të plagosurit, ndërsa forca të shumta zjarrëfikëse futën në punë helikopterët për shuarjen e flakëve. 

Sipas mediave italiane shpërthimi ndodhi rreth orës 14:00. Shpërthimi ka shembur pjesërisht urën e autostradës në të cilën po kalonte autocisterna. Shembja e urës solli shkatërrimin e disa automjeteve të parkuara në nënkalim.

Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëmtime te disa biznese dhe shtëpi banimi përreth autostradës. Autoritetet dhanë alarmin pas shpërthimit çka bëri që dhjetëra njerëz të evakuoheshin nga zona. Sipas dëshmitarëve, shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë zgjatur 7-8 minuta.

Ora 15:53
Thellohet bilanci nga shpërthimi në Bolonja, 1 i vdekur dhe 55 të plagosur

Itali- Dy person ka vdekur dhe të paktën 67 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autocisternë e mbushur me lëndë djegëse në zonën Borgo Panigales, në Bolonjë. 

Ambulanca të shumta shkuan në zonë për të shpëtuar të plagosurit, ndërsa forca të shumta zjarrëfikëse futën në punë helikopterët për shuarjen e flakëve.

Sipas mediave italiane shpërthimi ndodhi rreth  orës  14:00, ku një kamion cisterne nafte u aksidentua me disa makina në autostradën e Casalecchio. Shpërthimi ka shembur pjesërisht urën në të cilën po kalonte autocisterna.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit