'Shpërthimi' i fundit i Presidentit, Gjiknuri nga Elbasani: Meta është aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij

Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherëzi drejtuesi politik i kësaj force politike në Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e fundit të Presidentit Meta, në kudër të përplasjes së tij me kreun e PD, Lulzim Basha.  Gjiknuri përplasjet e Metës me Bashën i quan si përcaktimin e të ardhmes së tij politike.

“Nuk e kam ndjekur çfarë ka thënë presidenti, por nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti është një aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij të re politikë në dinamikën që po zhvillohet brenda opozitës,” u shpreh Gjiknuri.

Mjaftoi një sulm i kryedemokratit Basha i cili përfshiu Metën në trekëndëshin e Bermudës, bashkë me Ramën dhe me Berishën, që presidenti të shpërthente në sulme të ashpra kundrejt kryeopozitarit dhe të zbulonte se ai i kishte kërkuar në Gjermani që të anulonte zgjedhjet lokale.

Siç e përshkruan Meta, Basha i është përgjëruar e madje me lot në sy që presidentui të nxirrte një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e të vendoste një datë tjetër. Kjo lutje e Bashës, vinte pasi ai kishte thirrur një protestë me datën 8 qershor, e cila sipas informacioneve, mund të përshkallëzonte në dhunë, pasi vetë kryetari i opozitës i cili i kishte thirrur në shesh nuk do të mund t'i kontrollonte, dhe do të bëhej përgjegjës për dhunën që mund të ndodhte.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon