Shpërthimi i Ilir Metës ndaj Lulzim Bashës, arsyet dhe pasojat e përplasjes

Shpërthimi i Ilir Metës ndaj Lulzim Bashës, arsyet dhe pasojat e përplasjes

Ka qenë një triller i vërtetë një deklaratë e presidentit Ilir Meta në fund të konferencës së shtypit të ditës së djeshme. Një nga gazetaret e ka pyetur se ç’mendon për një qëndrim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, sipas së cilës, ai është kreu i opozitës dhe kandidat për kryeministër, ndaj presidenti ka rolin e tij.

Meta i është përgjigjur: “Ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart këtu duke na bërë gaz i botës. Atij zotërisë i them përpiqu t ë bësh aq sa bëri Izetbegoviç kur e morën peng. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar menjëherë një reagim nga mediat në vend, e më pas zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, ka shpërndarë një qëndrim zyrtar.

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për ‘pengun’ i adresohet direkt kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë!”, shkruan Blushi.

Megjithatë, përgjigja e Metës, ishte direkt për pyetjen ku përmendej Lulzim Basha, ndërkohë që në një pyetje më përpara, ai ju përgjigj edhe një pyetje të përafërt se përse ai është protagonist.

Duket se acarimi me Lulzim Bashën, nuk është thjesht një deduksion i përciptë, pasi në fakt shpreh një gjendje amullie ndërmjet faktorëve të opozitës në Shqipëri prej kohësh dhe të komentuar gjerësisht në opinionin publik shqiptar.

Acarimi mes PD-së dhe presidentit nisi që në janar, kur PD pranoi të negociojë një marrëveshje me mazhorancën për rregullat zgjedhore.

Por në këtë rast, Meta nuk doli hapur kundër, madje LSI u bashkangjit me PD-në në bisedimet e ndihmuara nga ambasadorja amerikane.

Por në mes të lockdown-it të pandemisë, kur Meta kaloi shtesat në Kodin Penal, ku flitej për dënime nëse shkelet karantina nga njerëzit e infektuar, PD u irritua dhe pati disa qëndrime të forta për Metën.

Megjithatë, gjithçka duket se është përshkallëzuar pas miratimit nga mazhoranca të ndryshimeve kushtetuese dhe më pas edhe ndryshimeve në Kod, për t’i përshtatur heqjen e koalicioneve-tren dhe hapjen e listave.

Në qëndrimet e mbështetësve të LSI-së në panelet televizive është shenjëstruar Basha se, ose nuk po reagon fort kundër asaj që e quajnë “prishjen e 5 qershorit”, ose “e ka miratuarat në heshtje”.

Një gjë është e qartë, Meta duket se nuk është komod me situatën e sotme, ku ai do të kushtëzohet të shkojë në koalicion linear me PD-në, që të pranojë vendimin e Bashës për kandidatët e LSI, ose të dalë si koalicion më vete.

Në një farë mënyrë, Meta është “sanduiç” mes dy partive të mëdha, e pikërisht pas këtij vendimi irritimi dhe aksioni i presidentit ka marrë një përshkallëzim në rritje.

Kështu që sulmet apo targetimet e tij ndaj Bashës kanë si qëllim, përveç presionit politik, edhe një mesazh të qartë drejt një elektorati radikal të së djathtës, të cilëve u thotë se “Basha është peng i Ramës”.

Sqarimi i bërë dje pas deklaratës, është thjesht një lëvizje që vërteton pikërisht mesazhin e koduar.

Dhe sipas gjasave kjo marrëdhënie e çuditshme do të vijojë deri në mbylljen e koalicioneve përpara zgjedhjeve.

Atëherë do të merret vesh nëse lufta me Bashën do të shpërthejë realisht, apo do të qëndrojë “e ftohtë” si sot, deri më 26 prill.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion