Shpërthimi i mijëra 'biper' të grupit Hezbollah në Liban, u prodhuan në Budapest! Libani konfirmon 12 viktima dhe rreth 2800 të plagosur, 500 anëtarë humbin shikimin

Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (lloj ''biper'', tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar. Të paktën 12 viktima dhe rreth 2800 persona u plagosën nga shpërthimet që ndodhën njëkohësisht në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit të martën pasdite (17 shtator).

Shifrat i konfirmoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit. Mes personave që kanë humbur shikimin është edhe ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe mediat raportojnë se ka humbur shikimin në njërin sy pas shpërthimit të pajisjes biper që mbante me vete për komunikim. 

Grupi Hezbollah fajësoi Izraelin për atë që e quajti "agresion kriminal" dhe u zotua se do të hakmerrej. Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë.

Në deklaratën e tij të fundit të mërkurën, Hezbollah tha se do të vazhdonte "operacionet në mbështetje të Gazës", duke shtuar se kjo ishte "një rrugë e vazhdueshme e ndarë nga çmimi i rëndë që pret armikun në përgjigje të masakrës së tij të martën".

Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad tha: “Pas konsultimit me të gjitha spitalet, numri tani është 12 të vdekur, përfshirë dy fëmijë dhe ka midis 2,750 dhe 2,800 të plagosur”.

Biper u prodhua në Budapest

Modeli i biper të përdorur në shpërthime në Liban u krijua nga BAC Consulting me bazë në Budapest, tha të mërkurën firma tajvaneze e pagerëve Gold Apollo, duke shtuar se kishte licencuar vetëm markën e saj për kompaninë me bazë në Budapest, por nuk ishte i përfshirë në prodhimin e pajisjeve.

"Produkti nuk ishte i yni. Vetëm se ai kishte markën tonë në të," u tha gazetarëve themeluesi dhe presidenti i Gold Apollo, Hsu Ching-kuang, në zyrat e kompanisë në qytetin verior tajvanez të New Taipei të mërkurën.

Kompania tha në një deklaratë se modeli AR-924 ishte prodhuar dhe shitur nga BAC.

Reagon SHBA

SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Matthew Miller, tha në një konferencë shtypi se SHBA nuk ishte e përfshira në incident dhe se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Iranit që të mos e shfrytëzojë incidentin për të krijuar destabilitet. Uashingtoni bëri gjithashtu përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve midis Izraelit dhe Libanit.

Pajisja biper

Gurpi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi. Çdo anëtarë i grupit libanez të Hezbollah e përdor këtë lloj pajise për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin. Grupi libanez mund t'u ketë dhënë anëtarëve të tij pajisjet si një mjet për të shmangur komunikimet telefonike, të cilat përgjohen lehtësisht, dhe kështu padashur kanë bashkëpunuar me planin izraelit.

Pajisja model pagers (BIPER)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Hezbollahu pranon vdekjen e 8 anëtarëve të tij, Irani ankohet në OKB: Sulm kibernetik terrorist i Izraelit, do ndëshkohet!

Hezbollah ka publikuar emrat e tetë militantëve të vrarë në sulmin e hakerëve që i atribuohet Izraelit, i ndodhur dje (17 Shtator), në Liban dhe Siri.

Sipas partisë së armatosur libaneze, këta janë të vetmit tetë të vrarë, ndërsa shumica e mijëra luftëtarëve dhe operativëve të prekur u plagosën.

Kurse Irani është ankuar në OKB, duke e cilësuar “një sulm kibernetik terrorist nga Izraeli, që do të ndëshkohet”.

Teherani e dënoi Izraelin pas shpërthimit të koordinuar të biperave të anëtarëve të Hezbollahut në Liban dhe Siri, i cili çoi në vdekjen e 12 personave dhe rreth 3 mijë të plagosur, përfshirë ambasadorin iranian në Bejrut, Mojtaba Amani.

Përfaqësuesi i Republikës Islamike në OKB, Saeed Iravani, e quajti shpërthimin e koordinuar të “pagers” (minicelularëve) si një "sulm terrorist kibernetik".

Deklarata u bë gjatë një sesioni special të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se "regjimi izraelit duhet të mbahet përgjegjës për sulme të tilla dhe të tilla”.

Bipersat dhe një nga pajisjet e shërthyera
Ora 13:37
Shpërthimet e biperave të Hezbollah, reagon dhe Kremlini: Sulmi rrit tensionin në rajon!

Policia e Libanit në terren pas ngjarjeve ditën e djeshme

Nuk ka munguar edhe reagimi i Moskës zyrtare për ngjarjen e 17 Shtatorit në LIban dhe Siri, ku mijëra bipera (minicelularë pagers) që përdoreshin nga anëtarët e grupit Hezbollah, u shpërthyen me telekomandim.

Kremlini komentoi sot (18 Shtator) sulmin kundër Hezbollahut, duke nënvizuar se si veprimi "rrit tensionin në rajon", raporton "La Repubblica".

Reagimi ishte i shkurtër, teksa konfirmohet plagosja dhe humbja e shikimit të ambasadorit iranian në Bejrut. Vetë Libani dhe Irani e kanë cilësuar sulm terrorist dhe gjenocid. Deri tani raportohen zyrtarisht 12 viktima dhe rreth 3 mijë të plagosur, mes të cilëve 500 kanë humbur shikimin.

Nga ana e saj, Rusia vijon e përfshirë në luftën dy-vjeçare me Ukrainën, por nuk i ka hequr sytë as nga rajoni i Lindjes së Mesme.

Ora 13:22
Sulmi ndaj Hezbollah me biperat shpërthyes, Izraeli lëviz trupat nga Khan Yunis në Gaza për në kufirin verior me Libanin

Moment pas sulmit në Liban me bipera shpërthyes ndaj Hezbollah

Pas ngjarjeve të ndodhura dje (17 Shtator) në Liban dhe Siri, ku u aktivizuan me shpërthim të telekomanduar mijëra bipera (pagersa minicelularë) që përdoreshin nga anëtarët e Hezbollah, tensionet janë rritur ndjeshëm.

Numri i viktimave raportohet se ka shkuar në 12 dhe të plagosurve rreth 3 mijë. Por teksa Irani dhe Libani akuzojnë Izraelin dhe Mossadin si autor të këtij sulmi kibernetiko-hakerues, me pajisjet e pridhuara në Budapest të Hungarisë nga një kompani private, Tel Avivi ka nisur të reagojë në terren, pasi i trembet hakmarrjes.

Divizioni i 98-të i ushtrisë izraelite po lëviz nga Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, për në veri, si pjesë e tensioneve me Hezbollahun në Liban. Kjo lëvizje vjen gjithashtu edhe pas sulmit të djeshëm ndaj pagerëve të mijëra anëtarëve të grupit libanez.

Divizioni do të kalojë nga përgjegjësia e Komandës Jugore, në Komandën Veriore. Këtë e ka bërë të ditur televizioni publik “Kan”.

Ora 11:08
Lufta në Lindjen e Mesme/ Katër ushtarë izraelitë vriten në Gaza, mes tyre viktimë edhe ushtarja e parë femër!

Katër ushtarët izraelitë të vrarë në Rafah

Gaza- Pavarësisht asaj që ndodhi dje (17 Shtator) në Liban, ku mijëra bipera shpërthyen me telekomandë dhe lanë të vdekur dhe të plagosur në anëtarët e Hezbollah, luftimet në Gaza nuk ndalen.

Katër ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë luftimeve të djeshme në Rafah, në Rripin jugor të Gazës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) e njoftuan këtë mëngjes (18 Shtator), shkruan “La Repubblica”.

Mes viktimave është edhe 20-vjeçarja Agam Naim, një reshtere ndihmëse. tre të tjerët (në foto) janë Dotan Shimon, Amit Bakri , reshterë, dhe kapiteni Daniel Mimon Toaff.

IDF specifikon se ajo është ushtarja e parë femër që vdes në ofensivën tokësore kundër Hamasit, numri i të cilëve shkon në 348 në total.

Ora 10:28
Zyrtarët amerikanë: Izraeli shpërtheu mijëra biper në Liban më herët se sa e kishte planifikuar, kishte frikë mos zbulohej nga Hezbollah

Sipas zyrtarëve amerikanë, Izraeli vendosi që të shpërthejë njëkohësisht mijëra pajisje biper të anëtarëve të grupit të Hezbollah nga frika se operacioni i tij i fshehtë mund të zbulohej nga grupi Hezbollah.

Kështu shkruan Axios duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Një ish-zyrtar izraelit me njohuri për operacionin tha se inteligjenca izraelite e kishte planifikuar shpërthimin në një moment tjetër, por ditët e fundit, liderët izraelitë kishin filluar të shqetësoheshin se gjithçka mund të zbulohej Hezbollahu, shkruan Axios.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, ministrat e tij dhe shefat e IDF dhe inteligjenca izraelite vendosën të shpërthenin mijëra biper tani në vend që të rrezikonin që sulmi të zbulohet nga Hezbollahu, tha një zyrtar amerikan.

Ora 08:35
FOTO/ Shikoni si është transformuar pajisja pagers mini-celular (biper) pas shpërthimit të telekomanduar

Moment nga një prej shpërthimeve dhe pajisja biper e shkatërruar

Liban- Kjo është një nga pajisjet mini-celular biper (pagers) pas shpërthimit të telekomanduar të organizuar që preku mijëra anëtarë të Hezbollah në Liban ditën e djeshme (17 Shtator), të cilët ishin pajisur nga liderët e tyre për komunikim të brendshëm, që t’i ruheshin spiunazhit izraelit Mossad.

E shkatërruar plotësisht nga forca e eksplozivit, e aktivizuar vetëm me një buton. Siç shihet edhe në foto, e copëtuar tërësisht.

Por duket se inteligjenca izraelite e ka gjetur “çelësin” pikërisht tek këto pajisje. Ka qenë në kontakt me njerëz të infiltruar brenda Hezbollah, ka siguruar informacionin e porosisë për gati 10 mijë pajisje dhe në momentin e prodhimit nga kompania tajvaneze “Golden Apollo”, e cila thotë se autorizimin ia kishte dhënë një kompanie në Europë, ka montuar edhe eksplozivin në sasi të vogla (dyshohet për C4).

Askush nuk ka dyshuar, edhe pse sipas informacioneve më herët një nga krerët e Hezbollah ka dhënë urdhër që të hiqeshin nga qarkullimi. Dhe pasojat janë këto. Kështu janë kthyer të gjithë pagers pas eksplodimit me telekomandë. Bilanci deri tani 9-18 të vrarë (shifra ende jo zyrtare), 3-4 mijë të plagosur, 200 prej tyre më rëndë, teksa për të paktën 500 raportohet se kanë humbur shikimin.

Pajisja e shkatërruar pagers (mini-celular biper), pas shpërthimit
Ora 07:44
VIDEO/ Një tjetër moment kur shpërthen celulari i telekomanduar i një anëtari të Hezbollah! Gjëmim, ulërima, tym dhe njerëz të shtrirë

Liban- Këto janë pamjet e reja nga shpërthimet e telekomanduara të eksplozivëve të montuar në grupin e mini-celularëve të shpërndarë për organizatën Hezbollah dje në Liban, më 17 Shtator (që funksionojnë edhe si radio komunikimi apo Biper).

Momenti fatal kur shpërthen një tjetër telefon bombë në ambientet e një dyqani, teksa një grua është duke punuar. Panik total, tym, zhurmë, ulërima dhe sigurisht të lënduar e shkatërrime.

Video e publikuar nga rrjeti televiziv “News Nation” ditën e sotme (18 Shtator), tregon edhe pasojat e shpërthimit të organizuar, që është aktivizuar në të njëjtën kohë nëpërmjet një kodi sekret që kanë pasur telefonat, (për të cilën ekspertët e kibernetikës po punojnë ta zbulojnë se si).

Dyshimet janë se aparatet kanë pasur të instaluar brenda tyre një program sekret që merrte komandë të njëkohshme dhe ishin të lidhura mes tyre në rrjet, duke aktivizuar eksplozivin e vendosur.

Deri tani mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 9 persona u vranë (disa media shkruajnë për rreth 18 viktima) dhe mijëra të tjerë u plagosën pas një sulmi të koordinuar që shkaktoi shpërthimin e telefonave sekretë apo pajisjeve të komunikimit të përdorura nga Hezbollahu, nga ku anëtarët merrnin komanda. Numri i shpërthimeve deklarohet 10 mijë shpërthime.

Por zyrtarisht deri tani janë raportuar 3 mijë të plagosur (numri nuk është ende zyrtar dhe i saktë), nga të cilët 200 me lëndime serioze dhe që po trajtohen nëpër spitale, kurse 500 prej tyre kanë humbur shikimin.

Tracy Walder, një ish-oficere e CIA-s dhe FBI-së, thotë se “sulmi do të ketë një ndikim psikologjik mbi grupin terrorist për dekada dhe ata do të duhet të gjejnë mënyra të reja për të komunikuar”.

Hezbollah dhe Libani kanë fajësuar Izraelin se qëndron pas këtij sulmi, teksa po ndiqen gjurmët e rrjetit ku janë prodhuar, kush i shiti dhe shpërndau tek anëtarët dhe cili prej tyre është “nishani” që Mossad ka përdorur.

Një tjetër moment shpërthimi
Ora 07:41
Blinken sot në Kajro, diskuton për armëpushim mes Izraelit e Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet sot në Kajro për të diskutuar për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Blinken do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Kjo është vizita e 10-të e Blinken në Lindjen e Mesme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 18/09/2024 14:09

    Cifutet jane terrorista se me te gjithe shtetet fqinje po kruhen por koken e tyre do te hane maskarenjte . Ata bipera mund ti perdor cdo njeri dhe jo vetem grupi Hesbollahut qe thone keta mashtrusa dhe jane vrare ose plagosur njerez te pafajshem

    Përgjigju
    • Eri: 18/09/2024 14:39

      Asnje mbeshtetes i terroristeve islamike (islamik Dhe musulman nuk Jane e njejta gje ) Nuk eshte i pafajshem ! Israeli eshte i vetmi vend i lire dhe demokratik ne ate pjese te globit!

  • Alb: 18/09/2024 10:02

    Po telefonate?

    Përgjigju
  • E DREJTA: 18/09/2024 09:20

    SI GJITHMONE CIFUTET E PABESE VRASIN VETEM POPULL TE PAMBROJTUR (SE NE SUPERMARKET SHKOJNE VETEM POPULL)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë